BallinaIntervistaIdentifikimi biometrik në 25 prill/Zv.komisionerja e KQZ: Si do ndalohet votimi i...

Identifikimi biometrik në 25 prill/Zv.komisionerja e KQZ: Si do ndalohet votimi i shumëfishtë! Nënshkrimi elektronik do pengojë…

Pajisja elektronike që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 do të pamundësojë votimin e shumëfishtë dhe votimin familjar

MARIGLEN KUME/ Pajisja elektronike që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 do të pamundësojë votimin e shumëfishtë dhe votimin familjar.

Të shtunën, KQZ-ja miratoi aktin që përcakton karakteristikat bazë të pajisjes që do të përdoret në zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë nënkomisionerja, Lealba Pelinku, e cila ka detyrë ekskluzive të merret me implementimin e teknologjisë në zgjedhje në një intervistë për gazetën “Panorama.al” tregoi se, si teknologjikja zhduk mundësinë e votimit të shumëfishtë. Sipas saj, në momentin që zgjedhësi paraqitet për të votuar, duhet të ketë një mjet identifikimi me vete.

Me atë paraqitet te pajisja dhe pasi kalon për verifikim mjetin e identifikimit, komisionerëve do t’u shfaqet fotoja e zgjedhësit. Ata do të verifikojnë nëse personi në foto është i njëjti me atë që mban mjetin e identifikimit dhe nëse po, atëherë qytetari me anë të shenjës së gishtit nënshkruan elektronikisht se ka votuar.

Në këtë moment komisionerët i japin fletën e votimit qytetarit.

“Referuar karakteristikave bazë të miratuara, mendohet se pajisja në çdo qendër votimi, do të ketë regjistrin e të gjithë zgjedhësve të Shqipërisë dhe regjistrin e të gjithë zgjedhësve të asaj qendre votimi. Në momentin hipotetik të paraqitjes së një zgjedhësi, i cili nuk i përket asaj qendre votimi, atëherë pajisja do të bëjë të mundur sinjalizimin me sinjale akustike dhe zgjedhësit do t’i tregohet qendra e votimit se ku duhet të drejtohet. Gjithashtu, ajo më e rëndësishmja, është rasti i tentativës për të votuar për herë të dytë, por edhe kjo është e mundur që të evidentohet në kohë reale nga pajisja”, tha Pelinku.

Znj. nënkomisionere, çfarë përmban akti i miratuar nga KQZ-ja ditën e shtunë? Cilat janë kriteret bazë të sistemit që është përcaktuar për implementimin e teknologjisë në identifikimin biometrik të zgjedhësve”

Miratimi i karakteristikave bazë ishte hapi i parë drejt procedurës që do të ndiqet për finalizimin e këtij projekti, për zgjedhjen dhe implementimin e sistemit. Akti ka miratuar karakteristikat kryesore të sistemit. Qëllimi ka qenë që të shmanget çdo ndërhyrje e mundshme gjatë procesit. Dhe për këtë u ra dakord dhe u bë zgjedhje që të jetë një sistem offline, që nuk do të ketë asnjë lidhje me rrjetet elektronike të komunikimit. Sistemi është i menduar në mënyrë të tillë që të sigurojë pajisjen në 100% të të gjitha qendrave të votimit dhe mbas përfundimit, të gjitha të dhënat do të qendërzohen në sistemin qendror. Këtu do të bëhet edhe verifikimi dhe evidentimi i rasteve, nëse ka pasur, të Kodit Zgjedhor. Një ndër karakteristikat kryesore është mundësia që siguron ky sistem për të sinjalizuar rastet e votimit të shumëfishtë apo në emër të votuesve të tjerë. Evidentim jo vetëm në kohë reale, por edhe nëpërmjet dokumentimit. Një tjetër karakteristikë e procesit është nënshkrimi që do të bëhet përmes shenjave të gishtërinjve. Është një procedurë që çdo zgjedhës pasi të jetë identifikuar, do të jetë i detyruar të nënshkruajë elektronikisht përmes shenjave të gishtërinjve.

Si do procedohet në terren me pajisjet elektronike që pritet të jetë në zgjedhjet e 25 prillit?

Referuar karakteristikave bazë të miratuara, mendohet se pajisja që do ketë çdo qendër votimi do të ketë regjistrin e të gjithë zgjedhësve të Shqipërisë dhe regjistrin e të gjithë zgjedhësve të asaj qendre votimi. Në momentin hipotetik të paraqitjes së një zgjedhësi, i cili nuk i përket asaj qendre votimi, atëherë pajisja do të bëjë të mundur sinjalizimin me sinjale akustike dhe zgjedhësit do t’i tregohet qendra e votimit se ku duhet të drejtohet. Gjithashtu, ajo më e rëndësishmja, është rasti i tentativës për të votuar për herë të dytë, edhe kjo është e mundur që të evidentohet në kohë reale nga pajisja. Shenja e gishtit nuk do të konsiderohet si element identifikimi shtesë, por vetëm si nënshkrim i zgjedhësit. Pra, zgjedhësi duhet të ketë patjetër kartën e identitetit ose të pasaportës. Gjithashtu, është parashikuar që nëse do të ketë eventualisht problem me leximin e kartës së ID-së dhe pasaportës, parashikohet si alternativë edhe një procedurë manuale që të realizohet identifikimi i zgjedhësit.

Nëse zgjedhjet do të ishin sot dhe identifikimi biometrik do ishte mundësuar, si do të votojë një zgjedhës që paraqitet në qendrën e votimit?

Qytetarit i duhet të ketë një dokument të vlefshëm identifikimi. Të informohet se kujt qendër votimi i përket. Dhe atë që më përpara e bënte komisioni, tashmë e bën pajisja, e cila ka në memorien e saj të dhënat e çdo votuesi, e duke bërë të mundur identifikimin e çdo të dhëne dhe paraqitjen sa më të qartë të personit për komisionin, i paraqitur me atë dokument, është edhe titullari i dokumentit. Fotoja e personit do t’i shfaqet komisionit që të sigurojë se mbajtësi i dokumentit është personi para tyre. Pajisja lexon të dhënat e mjetit të identifikimit, ndërkohë që shfaqet edhe fotoja për komisionin. Pasi komisioni të jetë siguruar se personi i paraqitur është i njëjtë me atë që është identifikuar nga pajisja e identifikimit biometrik, zgjedhësit i jepet mundësia e nënshkrimit elektronikisht përmes shenjës së gishtit dhe më pas i jepet fleta e votimit duke u realizuar votimi, siç ka ndodhur deri në zgjedhjet e fundit.

Cilat janë procedurat që do ndiqen tashmë për të nisur procedurat e përthithjes së subjekteve që janë të interesuar për ta bërë këtë?

Me miratimin e këtyre kërkesave bazë, hapi tjetër i punës është identifikimi i vlerës së projektit. Më pas, kjo vlerë do t’i paraqitet Këshillit të Ministrave dhe më pas kur të alokohet fondi, nisin procedurat për prokurimin.

Tashmë që kemi kaluar disa hapa, a ekzistojnë mundësitë që të mos arrihet implementimi i teknologjisë në identifikimin biometrik të zgjedhjeve?

Koha është e kufizuar, pasi është humbur kohë, por me vullnet jam e bindur se është e arritshme, duke pasur edhe zhvillimin e teknologjisë. Duke pasur parasysh edhe karakteristikat bazë, që nuk është një sistem online, por offline. PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular