BallinaAktualitet"Më çuan në xhaminë e gabuar"/ Si i bindi autoritetet terroristi shqiptar...

“Më çuan në xhaminë e gabuar”/ Si i bindi autoritetet terroristi shqiptar i Vjenës për ta lënë të lirë

Protagonist i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin austriak të Vjenës, ishte i riu me origjinë shqitare, Kujtim Fejzullahi.

Nga masakra e tij, si pasojë humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 22 tjerë.

Ai arriti t’i mbushte mendjen autoriteteve se nuk ishte më një person i rrezikshëm pasi sipas tij, “e kanë drejtuar në xhaminë e gabuar dhe ka hequr dorë nga idealet e ISIS”.

Fejzullau, 20 vjeç, ishte arrestuar nga policia në Prill të 2019 sepse kishte dashur të udhëtonte për në Siri që t’i bashkohej organizatës terroriste ISIS.

Terroristi me origjinë shqiptare u shpreh në gjykatë se arsyeja e vetme pse do i bashkohej ISIS ishte sepse ata i kishin ofruar një jetë më të mirë, por edhe një apartament dhe të ardhura vjetore.

Gjithashtu ai në gjygjin e tij, kishte treguar se ai kishte filluar t’a studionte besimin Islam vetëm për qëllime shkolle.

Kujtimi, pasi kreu dënimin e tij prej 22 muajsh u lirua sepse nuk u konsiderua se mund të planifikonte ndonjë sulm terrorist

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular