BallinaBotaSondazhet dështojnë sërish në SHBA/ Analisti: Nuk jemi vend i lirë

Sondazhet dështojnë sërish në SHBA/ Analisti: Nuk jemi vend i lirë

Rezultati i zgjedhjeve amerikane nuk ka dalë akoma, por një gjë është e sigurt: ashtu si në vitin 2016, shumica e sondazheve kanë dështuar në mënyrë spektakolare.

Ajo që përflitej, se shumica e votuesve të Donald Trump, hezitojnë të shprehin preferencën e tyre, u bë realitet.

Gazetari i njohur amerikan, Tucker Carlson shpërtheu ndaj medias tradicionale pas këtij dështimi për herë të dytë.

“Si mund të gënjejnë kështu? Si mund ta dhjesin në këtë mënyrë? Si ndodhi kjo?”

Më pas, prezantuesi i Fox News u ndal te fakti se shumë prej mbështetësve të Trump kanë frikë që të tregojnë preferencat e tyre.

“Pyetja më themelore që ngrihet është: a jemi ne një vend i lirë? Nëse ke frikë të shprehësh qëndrimet politike në publik- se mund të pushohesh nga puna ose të ndëshkohesh- a është kjo një shoqëri e lirë? Përgjigjia është, sigurisht që jo,” tha Carlson.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular