BallinaKryesoreLiderët e UÇK në Hagë/Ish-ministri shqiptar kritika homologëve: E pafalshme, shteti duhet...

Liderët e UÇK në Hagë/Ish-ministri shqiptar kritika homologëve: E pafalshme, shteti duhet të ishte në panik

Dërgimi i liderëve të UÇK-së në Hagë ishte tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel.

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i cili është i ftuar në studio, u shpreh i revoltuar ndaj homologëve kosovarë.

Milo shtroi pyetjen se si ka mundësi që nuk dihet asgjë në lidhje me ish-presidentin, por edhe personave të tjerë që janë thirrur nga gjykata, përfshirë këtu edhe Kadri Veselin. Milo theksoi se i gjithë shteti në të tilla situata duhet të ishte në panik dhe “të lëvizte çdo gurë” për të mësuar të reja.

“Kryetari i shtetit të Kosovës ka vajtur në Hagë, është e pafalshme, duhet të ishit në panik. Si mundet që presidenti i Kosovës shkon në Hagë dhe ju nuk dini se çfarë ndodh me të.

Është detyrë e të gjithë institucioneve të Kosovës. Këtu është nderi juaj, ju kanë marrë kryetarin e shtetit, ju nuk dini informacion por vetëm si është përcjellë në aeroportin e Prishtinës. Keni takime me dhomat speciale atje, gjykatën? Ju që jeni ministri i Drejtësisë, ju me këtë punë jeni. Po ajo ambasada e Kosovës, nuk ka informacion, çfarë bën ajo atje, kjo është e pafalshme”, tha Milo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular