BallinaAktualitetA do mbyllen shkollat? Ja si përgjigjet zv.ministrja Rakacolli. Bino: Përgjigjet e...

A do mbyllen shkollat? Ja si përgjigjet zv.ministrja Rakacolli. Bino: Përgjigjet e testit, brenda 24-72 orëve

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se momentalisht nuk ka një vendim për mbylljen e shkollave dhe rikthimin e mësimit online.

Gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, zv.ministrja Rakacolli theksoi se shkollat deri më tani nuk janë rrezik për përhapjen e virusit të rrezikshëm.

“Nëse nuk do të kishim përdorur maskat, shifrat do të ishin më të larta. Në shumicën e rasteve, ata që kanë rezultuar pozitivë, nuk kanë përdorur maskat. Sa i përket shkollave, cdo masë që merret, merret në bazë të shifrave dhe arsyes pse janë këto shifra. Fatmirësisht na rezulton që në shkolla nuk ka shpërndarje të madhe të infeksionit. Nuk i kemi shkollat vatra të infeksionit. Ne po vazhdojmë t’i monitorojmë. Ne shohim fenomenin dhe kush janë faktorët që kanë cuar në këtë fenomen”, u shpreh Rakacolli.

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se do të rritet numri i testeve anti-Covid, si dhe marrja e përgjigjeve, ku në vijim qytetarët do të mund të marrin përgjigjen e tamponit brenda 24-72 orëve.

“Ne synojmë të kemi përgjigjet brenda 24-72 orëve dhe ky do të jetë standardi ynë nga dita e sotme. Do arrijmë që minimumi të testohet 1% e popullatës në muaj. Është tepër e rëndësishme edhe marrja e përgjigjeve. Nuk mund të bëj parashikohe, por e rëndësishme është të matet impakti i këtyre masave. Përgjegjshmëria me parandalimin e Covid-19 është jo vetëm shtetërore, por edhe individuale” u shpreh Bino.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular