BallinaAktualitetFlet kushëriri i 69-vjeçarit që u hodh na Infektivi: Ishte mirë, nuk...

Flet kushëriri i 69-vjeçarit që u hodh na Infektivi: Ishte mirë, nuk e dimë çfarë i bëjnë atje doktorët

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Spitalin Infektiv, ku 69-vjeçari me inicialet R.B, i infektuar me koronavirus, u vetëhodh nga kati i dytë, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kushëriri i 69-vjeçarit, deklaroi për mediat se i moshuari jetonte vetëm me bashkëshorten, duke shtuar se kjo e fundit nuk e di ende që i shoqi është vetëhedhur nga lartësia.

Kur rezultoi i prekur nga Covid?

Kushëriri: Ne dje e morëm vesh në fakt

Në çfarë gjendje ishte?

Kushëriri: Nuk e di

Mendoni se e ka shtyrë ndonjë problem të merrte atë akt?

Kushëriri: Jo, në asnjë mënyrë

Bashëkshortja ku është?

Kushëriri: Në shtëpi është, ajo nuk e di ende.

Ka marrë mjekim edhe në spital ai? Vuante nga ndonjë sëmundje?

Kushëriri: Me sa di unë jo, skishte probleme ai

Mos ka kaluar në depresion?

Kushëriri: Nuk e dimë çfarë i bëjnë atje doktorët, çfarë medikamenti ju japin, se ai kështu ishte në rregull.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular