BallinaAktualitetCovid-19 bën kërdinë në shkolla, 11 nxënës dhe 23 mësues të prekur...

Covid-19 bën kërdinë në shkolla, 11 nxënës dhe 23 mësues të prekur në…

Në shkollat e Durrësit janë testuar deri më tani 21 nxënës për Covid-19 dhe 11 prej tyre rezultojnë pozitivë. Ka mësues të cilët, gjithashtu, rezultojnë të prekur, ku deri më tani janë testuar 58 mësues dhe 23 prej tyre rezultojnë pozitivë.

Të dhënat për mësues e nxënës të infektuar janë në përditësim nga ISHP-ja, gjë që u mundëson që sapo konstatohet një tampon pozitiv në radhët e stafit pedagogjik, sanitar apo nxënësve, merren menjëherë masat që personi në fjalë të mos paraqitet në shkollë derisa të përfundojë periudhën e karantinës.

Burime, pranë  Zyrës Vendore të Arsimit, në Durrës, bëjnë me dije, për A2, se janë marrë të gjitha masat për të mos krijuar problematika në rast të mungesës së mësuesve. Zëvendësimi i tyre bëhet në mënyrë të menjëhershme.

Në institucionet arsimore janë angazhuar 150 praktikantë, të cilët gjithashtu përfshihen në procesin mësimor duke bërë të mundur realizimin pa mangësi të orëve mësimore. Rastet e mësuesve apo nxënësve të prekur në shkolla të ndryshme kanë qenë sporadike dhe në asnjë rast deri më tani nuk është proceduar me mbylljen e një shkolle dhe kalimin e procesit mësimor online në bashkinë e Durrësit.

koron 1

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular