“Një jetë për jetën e të tjerëve”/Mjeku enciklopedist Ramazan Buci

0

Prof. Elmaz ELTARI

Unë e prita me gëzim, kur dr. Ramazan Buci, një nga studentët e mi, më solli dy libra: jetëshkrimin e vet “Një jetë për jetët e të tjerëve”, shkruar nga shkrimtari Xhafer Martini, dhe një libër  origjinal shkencor me titull “Përballë sfidave të kohës”.
Ramazan Buci ka qenë një nga studentët më të mirë që kam mësuar në jetën time. Unë kam patur rastin të jem pedagogu kujdestar i grupit të 16-të, ku bënte pjesë dhe Ramazani, i cili ishte edhe sekretar i rinisë, por edhe anëtar i komitetit të rinisë Fakultetit. Ndoshta ishte dhe meritë e Ramazanit që ky grup ishte aq i këndshëm. Ramazani kishte, gjithmonë, përkushtimin për t’i ndihmuar shokët e shoqet, duke treguar gatishmëri për të dhënë më shumë se sa lejohej, si p.sh. në sallën e provimit, ku ishte rigorozisht e ndaluar. Kështu  ndodhi në provimin e filozofisë, ku pedagoget në vend që ta përjashtonin nga provimi e vlerësuan gabimisht me notë negative pavarësisht përgjigjes së tij, duke mos e ditur me çfarë studenti kishin të bënin. Ai duke shfrytëzuar gabimin e pedagogëve, ankohet tek shefi katedrës së filozofisë së universitetit dhe dekanit të fakultetit të asaj kohe dhe në prani të tyre sfidon gjithë pedagogët e katedrës së filozofisë së fakultetit, duke u kërkuar provim me komision. Ramazani ishte një student me guxim profesional, kurajë civile, me ambicie për të ditur gjithçka për të ecur përpara, për të progresuar  dhe që lexonte përveç librave të fakultetit edhe letërsi artistike. Pra, ishte një student i admirueshëm!

Ramazani ishte i pari që ngrinte dorën për t’u përgjigjur në mësim, ai kishte guximin që të ishte i pari për të provuar të bënte procedurat diagnostike terapeutike dhe ekzaminimet e ndryshme në orët e praktikave studentore. Jam befasuar kur ish studentë të mi, bashkëkohës të Ramazanit, më thoshin që këto procedura, madje edhe qepje kirurgjikale të vështira në raste aksidentesh, ai i bënte dhe në spitalet zonale, ku ka punuar. Ai, në bashkëpunim me shefin e laboratorit të spitalit Peshkopi, kishte arritur të kualifikonte laboranten e spitalit zonal të bënte edhe analizën e likuorit cerebrospinal, të cilën nuk e bënte atëherë asnjë mjek fshati, se tani as që mund të  imagjinohet.

Ramazani kishte kurajën që në mbledhjen e organizatës së partisë Fakultetit, të kritikonte profesorë të ndryshëm, në prani të sekretarit të byrosë dhe zëvendës ministrit të shëndetësisë për shkelje të ndryshme, sa mund të bëheshin atëherë, pa iu dridhur aspak qerpiku, duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë edhe insinuatave kërcënuese të ndonjërit. Ai kishte kurajën që, në prani të ministrit të shëndetësisë së kohës, në një sallë me 300 studentë të kritikonte tekste të ndryshme mësimore të profesorëve, madje deri edhe propozime për heqje nga qarkullimi. Megjithëse Ramazani ishte student i zgjuar dhe mbaroi shkëlqyer fakultetin, ai nuk mori “Medalje Ari”, sepse në qoftë se profesori mendonte ta vlerësonte me notën nëntë dhe i thoshte që të vijë  të riprovohet në një moment të dytë për të marrë notën dhjetë, ai nuk pranonte, ashtu siç kishte studentë që jepnin provim dhe deri në katër herë vetëm e vetëm që të merrnin dhjetë.

Për të gjitha këto vlera që kishte Ramazani, pas mbarimit të vitit të pestë unë i propozova  që të fillonte punën si pedagog në fakultet, në katedrën e sëmundjeve infektive.

Mirepo Ramazani nuk pranoi per arsye se perveç prinderve ai kishte dhe shume vellezer e motra te cilet kidhin nevoje per te dhe prisnin me pa durim te kthehej ne Diber. Deshira e tij ishte te punonte si mjek specialist ne spitalin e Peshkopise i cili atehere ishte nje spital me reputacion te mire.

Në monografinë e shkrimtarit Martini  tregohet për punën e palodhur të Ramazanit në Fushë-Alie, ku ai u emërua për herë të parë. Ishte mjek i ri, gjithë pasion dhe kulturë, me njohuri të thella, që vinte duke i zgjeruar çdo ditë, në saj të leximit të vazhdueshëm, të mos shkëputjes nga librat. Praktika në terren do ta ndihmonte formimin teorik dhe kështu Ramazan Buci vinte gjithnjë duke u kualifikuar dhe përsosur si mjek.  Fushë-Alia e asaj kohe ishte një vend me një popull të zgjuar dhe bujar, por me probleme në sektorin e  shëndetësisë të këtij lokaliteti, amulli dhe papërgjegjshmëri,duke filluar nga kuadrot drejtuese të partisë dhe të pushtetit.

Autori i librit e ka menduar mirë punën e tij para se të hynte për ta shkruar. Mjeti kryesor që ka zgjedhur Martini është paraqitja në lëvizje, si shprehje energjisë dhe dinamizmit të brendshëm të protagonistit.  Edhe drurët nuk rriten, nëse nuk i lëviz era. Kësaj forme të menduari i janë nënshtruar tërë treguesit e përbërësit e veprës.

Autori ka meritën e jashtëzakonshme që Ramazanin e ka paraqitur gjithnjë në arenë. Ramazani sot është bërë i njohur, me emër. Por, kjo famë nuk i erdhi për oxhaku, si thuhet, ajo u fitua me luftë. Autori shikon më thellë: autori  dhe protagonisti i tij sikur interferojnë te njeri-tjetri, por në mënyrë tjetër, së brendshmi, me bashkësinë e idealeve dhe qëllimeve. Ndryshe, autori nuk do ta paraqiste Ramazanin, të pa tolerueshëm me kuadrot kryesorë të partisë dhe të pushtetit në lokalitet, madje i gatshëm për t’i sfiduar për çdo rast. Ramazani ishte i hidhur, ai krijonte një ankth intelektual për partiakët dhe pushtetarët injorantë. Ata nuk ndjeheshin mirë kur e shihnin.

Megjithatë, doktorin e ri në vend që ta çonin për specializim, e dërguan në Reç, zona më e thellë e rrethit të Dibrës, ku shikoje një hektar qiell. Fshatrat ishin shumë të përthyer dhe të shpërndarë. Niveli ekonomik i popullatës shumë i ulët, niveli shëndetësor po ashtu. Ishte spitali, materniteti, farmacia, por ata donin kuadro shëndetësorë që t’i vinin në eficencë të plotë. Këtë punën Ramazani e filloi me zell të jashtëzakonshëm . E meritonin këta banorë fisnikë të jetonin më mirë.  Kuadri shëndetësor, deri atëherë, ishte mbledhur aty në qendër të lokalitetit dhe pothuaj vegjetonte. Ramazani fryni edhe këtu si uragan spastrues. Ndau detyra që askush të mos ndihej pa punë. U hoq dorë tani nga puna opshe , secili kishte detyrën e vet dhe përgjegjësinë e vet. Në qendër mbetën një pjesë e vogël e kuadrove shëndetësorë, më të domosdoshmit, të tjerët u shpërndanë në të gjithë fshatrat. Filloi një mobilizim i jashtëzakonshëm që nuk ishte parë ndonjëherë. Fshatarët ishin të mirë, buajrë dhe me sedër të madhe. Kjo qe një mbështetje shumë e madhe për Ramazanin, që ai e shfrytëzoi në dobi të punës.  Në Reç ishin ndryshe edhe drejtuesit e partisë dhe të pushtetit lokal. Ata e përkrahën Ramazanin, sepse panë tek ai mjekun e  devotshëm që nuk kursente asgjë për shëndetin e popullit. Ramazani diti të lidhej me të gjithë strukturat nga qendra deri në fshatin më të largët, i vuri ato në lëvizje dhe u krijua kështu një front i gjerë, i përbashkët, për ngritjen e një mjekësie të re, moderne,me aq sa e lejonin kushtet e asaj kohe. Punë shumë e mirë u bë edhe për mjediset e jashtme, oborret, shtëpitë, rrugët, sheshet që të kishte kudo pastërti . Tani edhe në rreth kishin ardhur në drejtim  kuadro shëndetësor me mendësi të reja. Ndër këta duhet përmendur dr. Nazmi Koçi, shefi i Shëndetësisë, siç quhej atëherë, që kishte nderim dhe respekt për Ramazanin. Nazmiu përfaqësonte vijën liberale të Partisë së Punës.

Në vitet 1989-1991, Ramazani u dërgua për specializim për pediatër në Tiranë. Ndërkohë, shoqen e tij të jetës që kishte punuar si laborante në Reç, e transferuan me këtë detyrë në Peshkopi.  Autori i librit Xhafer Martini na e përshkruan me ngrohtësi këtë grua trime, me kurajë, e cila qe një mbështetje e fuqishme për Ramazanin.

Me mbarimin e specializimit për pediatër, Ramazanin e caktuan në repartin e  pediatrisë, në Peshkopi. Aty kishte edhe mjekë të tjerë të mirë dhe me përvojë, por puna e Ramazanit ra menjëherë në sy. Mjeku tjetër pasionant, Filip Cfarku, thotë për Ramazanin: “Unë kam pasur fatin të punoj me një mjek si Ramazani Buci. Kishte cilësi të mrekullueshme si njeri, por edhe si specialist. Dallohej në përcaktimin e shpejtë dhe të saktë të diagnozës për të sëmurët, fillonte menjëherë një mjekim të shpejt dhe efektiv. Fitonte edhe mbi sëmundjen duke ia prerë asaj shfaqjen e plotë. Nuk kishte problem sado të vështirë që Ramazani të mos i dilte në krye. Aty ku ishte Ramazani, ishte besimi në fitore, edhe kur “armiku” ishte i padukshëm dhe i rrezikshëm. Ramazani nuk i mbyste të sëmurët me ilaçe. Ai dinte çfarë duhej përdorur në mjekim, duke synuar ilaçet më vepruese dhe më të domosdoshme që në çastin e parë të kontaktit me të sëmurët.”

Ramazanin, pastaj e bënë drejtor të Kujdesit Parësor Shëndetësor të rrethit të Dibrës. “E gjeta fare të rrënuar këtë institucion, – thotë Ramazani. Ishin ngjarjet e 97 që kishin shkatërruar gjithçka. Madje as në ndërtesë nuk na linin të hynim “pronarët” e tokës. U desh ta hapnim derën me zor, të futnim ndonjë tryezë dhe ndonjë karrige më një zyr, pastaj “të pushtonim” edhe zyrat e tjera. Me një fjalë e filluam nga hiçi.” Mungonte fare kontrolli në spitale, shkolla, çerdhe, lokale, restorante, fabrika dhe në të gjitha qendrat e punës dhe të prodhimit.  Vetëm Ramazan  Buci, me energjinë dhe dinamizmin që e karakterizon, mund t’ia dilte mbanë kësaj pune. Në krye të këtij institucioni, sidomos në atë kohë, duhej një trim e guximtar, por edhe një profesionist i shkëlqyer si Ramazani. Nuk ia bënë nder emërimin si drejtor, ia caktuan si detyrë që nuk i dilte zot askush. Ramazani edhe këtu triumfoi. Brenda një vitit dukej sikur ky sektor nuk qe prekur nga asnjë fazë shkatërrimtare. Gjithçka u bë e  re, funksionale, më mirë se më parë.

Ramazani u mor edhe me politikë dhe këtu ai ka qenë i suksesshëm. Por, unë nuk do të merrem me këtë anë të personalitetit të ij. Mua më intereson çfarë ka bërë ai për mjekësinë shqiptare. Mbasi u transferua nga Peshkopi erdhi mjek pediatër në Laprakë, një nga zonat më të mëdha dhe me popullsi të dendur. Nga Peshkopia u përcoll në mënyrë madhështore: popull dhe personel shëndetësor e përcollën deri në afërsi të Bulqizës. Adhuronin dhe i shprehnin dashurinë e mirënjohjen njeriut të tyre që kishte punuar aq shumë për shëndetin e popullit. Ramazani, edhe në Tiranë, ra menjëherë në sy si specialist i zoti. Edhe këtu ishte i pamposhtur. Ishte edhe pak më i ri, por shumë më tepër me energji, me vendosmëri. Nuk kishte njeri që mund ta shikonte nga poshtë lart. Përkundrazi, e shikonin me adhurim pak të ndrojtur këtë “përbindësh”, që nuk kishte prehje. Ramazani ka forcë imponuese. Te gjithë krijuan bindjen që fëmija në dorë të tij ishte si në dorë të Zotit.  Në qoftë se nuk mund të bënte dot gjë Ramazani, do të thoshte se fëmijës kaq ia kishte caktuar Zoti jetën. Ky është kulmi i besimit.  Në saj të punës dhe të përkushtimit, Ramazani u bë edhe drejtor i kësaj qendre të rëndësishme shëndetësore. Ishte e pamundur që Ramazani të mos tregonte aftësitë e tij të veçanta edhe në këtë detyrë të re dhe me përgjegjësi. Puna është sa ta bësh, ka një thënie të mençur. Edhe ai mund të vegjetonte si drejtorët e tjerë para tij pa bërë asgjë të re dhe pa lënë asnjë gjurmë. Por, Ramazani i bëri popullatës së Laprakës një shërbim të madh: ai e rikonstruktoi nga e para qendrën shëndetësore,  duke i bërë godinës edhe një shtojcë të re. E zgjeroi, i dha më shumë dritë dhe hapësirë. Personeli shëndetësor  tani e ndien veten me një frymëmarrje tjetër, shumë më lirë dhe në kushte komode. Investimi i rëndësishëm ka zgjidhur në radhë të parë përmirësimin e kushteve të nënës dhe të fëmijës. Më përpara në konsultorin e  fëmijëve punonin tre mjekë dhe gjashtë infermiere, plus vaksinatorja në kushte shumë të papërshtatshme. Tani ato punojnë në kushte ideale.

Meritë e autorit Martini qëndron në faktin se ai nuk e ka dhënë Ramazan Bucin vetëm si mjek që ishte i lidhur ngushtësisht  me specialitetin e tij. Po ta jepte kështu, figura e Ramazanit nuk do të dilte e  plotë, mbasi ai është njeri me interesa të gjëra. Nuk është thjesht  mjek, por doktor i shkencave. I tillë është bërë me një punë efikase, me të vërtetë  shkencore  dhe jo me ndonjë paçavure që fle sirtarëve të institucioneve. Puna e tij shkencore përfshihet në një vëllim të veçantë të Ramazan Bucit me titull “Para sfidave të kohës”. Por për këtë do të kemi rast të flasim më poshtë. Këtu është e nevojshëm të theksojmë se në monografinë për Ramazanin ka edhe disa kapituj që për ndonjë monografi tjetër nuk do të kishte kuptim t’i përmendje. Autorit i rrinte mendja tek personaliteti kompleks i Ramazanit.

Një kapitull i çuditshëm është ai me titull: “Poetët e mi të dashur”. Plotësohet kështu profili i Ramazan Bucit si një lexues i jashtëzakonshëm, si një njohës i letërsisë shqiptare dhe asaj botërore.  Autori ka bërë mirë që ka vënë në këtë kapitull ajkën e poezisë botërore duke filluar me Pushkinin, Esenin e duke vazhduar pastaj me poetët më të mirë shqiptarë si Naim Frashëri, Noli, Kadare, Agolli, Fatos Arapi , Xhevahir Spahiu etj. Këtu del  në pah jo vetëm fakti që Ramazani lexon shumë, por ai ka edhe aftësi për të përzgjedhur duke u ngritur në nivelin e një kritiku letrar, të një studiuesi të letërsisë. Ai ka edhe përgatitje estetike, kritike dhe studimore. Kjo del tek kapitulli ku janë renditur disa artikuj të Ramazan Bucit që nuk janë thjesht për të rejat shkencore në fushën e mjekësisë, por edhe kritika letrare, studime e monografi që, kur i lexon, të ngjallin emocione të veçanta. Lexoni shkrimet “Ditari i një mjekut”, “Mbi librin “Shekspiri dhe Kanuni”, monografinë për Met Sula  dhe do të shihni që Ramazan Buci ngrihet në nivelin e kritikëve letrarë, madje shumë prej tyre i kalon.

Martini e ka zgjeruar më shumë diapazonin e shfaqjeve të personalitetit të Ramazan Bucit me intervistën e gjatë që zhvillon me të. Ka shumë prurje filozofike, ideologjike, pedagogjike, psikologjike, politike. Na shfaqet figura e një intelektuali  me interesa të veçantë që, të gjitha së bashku, japin një personalitet tashmë të formuar në nivelin më të lartë. Autori i bën shumë pyetje protagonistit, pyetjet nga më të ndryshme, shumë interesante. Nga përgjigjet e këtyre pyetjeve bëhet ndoshta një libër i vogël me rreth pesëdhjetë faqe. Libri nuk vlerësohet nga numri i faqeve: në ato pak faqe është përmbledhur ajka , e mendjes së njeriut. Ramazan Buci del si enciklopedi shëtitëse, si enciklopedi e gjallë. Rralla njerëz ka në jetë që të jetë kaq shumë dimensional. Ka njerëz që dinë mjaft në një fushë, kurse në fushat e tjera kanë verbërim të plotë. Vetëm sikur këtë intervistë të kishte bërë autori, unë, pa dyshim, mund të them se kishte rrokur personalitetin e Ramazan Bucit. Intervistat kanë shumë rëndësi. Fundja, gjithë jeta është : pyetje e përgjigje, problem e përgjigje.

Kapitulli i fundit i librit për Ramazanin është ai me titull “Enciklopedia”. Për çfarë enciklopedie bëhet fjalë?- pyet me të drejtë lexuesi.  Ramazan Buci, shkruan autori, ka në arkivin e tij 25 vëllime me nga 600-700 faqe me format të madh secili, që bëjnë rreth 20. 000 faqe material arkivor e jo arkivor për të gjitha fushat e jetës. Materialet kanë vlerë referimi. Tematika është shumë e gjerë. Në vëllimin e 25-të të Ramazanit, po përmend vetëm disa tematika: “Prejardhja e shqiptarëve nga Pellazgët”, “Pellazgët janë i vetmi popull i identifikuar në Evropë”, “Harta e Shqipërisë Etnike prej lashtësisë e deri në ditët tona”, “Heraldika e Principatave Shqiptare”, “Trungu i gjuhës shqipe në gjuhët indoeuropian”,  “Hartat e vendndodhjeve të ilirëve”, “Deri ku flitej gjuha pellazge”, “Shqipja si gjuha më e vjetër e botës”, “Pellazgët shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë”, “Origjina e flamurit tonë”, e shumë e shumë të tjera. Te vëllimi tre do të gjesh artikuj pa masë për figura të shquara të njerëzimit, si: Remarku, Hemingueji, Brehti, Xheferson, Bill Klinton, Bushi II, Çurçilli, Hygoi, Anjshtajni, Tolstoi, Dikensi, Akuini, Van Gogu, Jobs, Frojdi, Edisoni , Monro, Darvini, Niçe, Hajdeger,  e shumë e shumë të tjerë.

Përveç kësaj literature, Ramazani a ka edhe një bibliotekë shumë të pasur, prej 1.000 vëllimesh, shqip dhe në gjuhë të huaj, bibliotekë që fillon në një dhomë të shtëpisë së tij të madhe dhe vazhdon në dhoma të tjera ku nuk le qoshe pa u futur.

Kështu, është konceptuar figura e Ramazan Bucit, prandaj monografia  e zotit Martini nuk është thjesht “profesionale”.

Ramazan Buci është shkencëtar i shkencës së mjekësisë në kuptimin më të plotë dhe më të gjerë të fjalës. Për këtë dëshmon libri i tij shkencor, me format të madhe, me rreth katërqind faqe, me titull “Përballë sfidave të kohës”. Edhe në këtë libër ka dorë Xhafer Martini por kësaj here si hartues i parathënies dhe si redaktor.  Është një parathënie e rrallë në llojin e vet dhe nuk i iket pa bërë citime prej saj, qoftë edhe me thëniet aq të bukura , si: “Nuk ka mjekësi që të shërojë atë që nuk e shëron dot lumturia”, dhe  “Mjekësia është si një adoleshente kurioze, e pasionuar dhe e guximshme që rritet nëpërmjet sfidave të panumërt.

Përmbledhja me shkrimet shkencore është një ëndërr e madhe e çdo mjeku. Në këtë përmbledhje ka edhe shkrime të tjera: për politikën, për letërsinë, për kulturën etj: Karakteri enciklopedik që e kemi theksuar më lart, veç vjen duke u përforcuar. Natyrisht që shkrimet mjekësore i japin tonin librit, por edhe shkrimet e tjera për artin dhe kulturën të japin njohuri dhe kënaqësi të madhe.  Dy  shkrime nga më të bukurit dhe nga më interesantët janë: “Terapia e dehidrimit orale një perspektivë globale”, dhe ‘’Autizmi’’ Këto janë shkrime për mjekët, jo për masat e lexuesve. Janë tamam shkencorë dhe që duhen zbërthyer për të përfituar. Shumë shkrime lidhen me sëmundje të ndryshme, me shërbimin shëndetësor, me kualifikimin mjekëve të familjes dhe infermierëve, me kulturën shëndetësore të prindërve, me marrëdhëniet pacient-mjek etj.  Trajtim të thellë, por njëkohësisht të hapur për t’u kuptuar nga të gjithë, kanë sëmundje të tilla, si: astma broncihale, autizmi, stresi e të tjera. Çdo lexues për këto sëmundje ka lexuar dhe ka dëgjuar diçka, por, kur lexon dr. Ramazanin se si i përshkruan ato, bindesh se arti i paraqitjes së shkencës me atë gjuhë dhe me ato mjete që ta bëjnë atë të asimilueshme nuk zotërohet nga të gjithë. Shkrimet e Ramazanit kanë këshilla praktike se janë si rezultat i përvojës së tij të madhe në fushën e mjekësisë. Zakonisht, mjekët, edhe kur kanë njohuri të thella, nuk kanë aftësi për t’u shprehur as me gojë e as me shkrim me mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Këtë dr. Buci e ka shumë organike. Ai bëhet i kuptueshëm, pa rënë në thjeshtësime bajate dhe në vulgarizma. Kështu, si shembull kur lexon shkrimin për stresin, lexuesi aftësohet  për të shmangur stresin tek vetja dhe tek të tjerët. Jeta është plot strese. Një pjesë i “kultivojmë” vetë, ne shpesh e rëndojmë gjendej tonë dhe e bëjmë stresante në vend që të punojmë për të kundërtën. Stresi luftohet, ashtu si edhe acarohet.

Urgjencat pediatrike duket sikur është një shkrim që u drejtohet vetëm mjekëve të specializuar- pediatërve. Në të vërtetë ka vlerë për të gjithë. Prindërit duhet të bëhen të gjithë pak a shumë “pediatër”, çdo njeri duhet të ketë njohuri të tilla, se secili prej nesh mund të ndodhet në atë pozicion që të japë ndihmën e parë.

Një shkrim shumë interesant është ai me titull: “Skandalistika, litigimi dhe pasiguria mjekësore”.

Mjeku është mjek, por ai është njeri. Ai është i vdekshëm vetë dhe, me gjithë përpjekjet e tij, ai në shumë raste nuk mund ta zbraps vdekjen edhe te të tjerët.

Me seriozitet, me aftësi dhe me qëllim për të ndikuar në mbarë shoqërinë trajtohet problemi i mjekut të familjes.  Mjeku i familjes, që ka barrën kryesore në sistemin tonë shëndetësor, në mos qoftë i përbuzur, është i poshtëruar, i nënvlerësuar, si për rrogën që merr, si për pozicionin moral që ka në shoqëri.

Sistemi shëndetësor në Shqipëri është nga më të prapambeturit, jo duke e krahasua me sistemet shëndetësorë në Europë e Amerikë, por edhe të vendeve fqinje, thotë autori në librin e tij.  Kjo dukej si

Unë e prita me gëzim, kur dr. Ramazan Buci, një nga studentët e mi, më solli dy libra: jetëshkrimin e vet “Një jetë për jetët e të tjerëve”, shkruar nga shkrimtari Xhafer Martini, dhe një libër  origjinal shkencor me titull “Përballë sfidave të kohës”. Ramazan Buci ka qenë një nga studentët më të mirë që kam mësuar në jetën time. Unë kam patur rastin të jem pedagogu kujdestar i grupit të 16-të, ku bënte pjesë dhe Ramazani, i cili ishte edhe sekretar i rinisë, por edhe anëtar i komitetit të rinisë Fakultetit. Ndoshta ishte dhe meritë e Ramazanit që ky grup ishte aq i këndshëm. Ramazani kishte, gjithmonë, përkushtimin për t’i ndihmuar shokët e shoqet, duke treguar gatishmëri për të dhënë më shumë se sa lejohej, si p.sh. në sallën e provimit, ku ishte rigorozisht e ndaluar. Kështu  ndodhi në provimin e filozofisë, ku pedagoget në vend që ta përjashtonin nga provimi e vlerësuan gabimisht me notë negative pavarësisht përgjigjes së tij, duke mos e ditur me çfarë studenti kishin të bënin. Ai duke shfrytëzuar gabimin e pedagogëve, ankohet tek shefi katedrës së filozofisë së universitetit dhe dekanit të fakultetit të asaj kohe dhe në prani të tyre sfidon gjithë pedagogët e katedrës së filozofisë së fakultetit, duke u kërkuar provim me komision. Ramazani ishte një student me guxim profesional, kurajë civile, me ambicie për të ditur gjithçka për të ecur përpara, për të progresuar  dhe që lexonte përveç librave të fakultetit edhe letërsi artistike. Pra, ishte një student i admirueshëm!

Ramazani ishte i pari që ngrinte dorën për t’u përgjigjur në mësim, ai kishte guximin që të ishte i pari për të provuar të bënte procedurat diagnostike terapeutike dhe ekzaminimet e ndryshme në orët e praktikave studentore. Jam befasuar kur ish studentë të mi, bashkëkohës të Ramazanit, më thoshin që këto procedura, madje edhe qepje kirurgjikale të vështira në raste aksidentesh, ai i bënte dhe në spitalet zonale, ku ka punuar. Ai, në bashkëpunim me shefin e laboratorit të spitalit Peshkopi, kishte arritur të kualifikonte laboranten e spitalit zonal të bënte edhe analizën e likuorit cerebrospinal, të cilën nuk e bënte atëherë asnjë mjek fshati, se tani as që mund të  imagjinohet.

Ramazani kishte kurajën që në mbledhjen e organizatës së partisë Fakultetit, të kritikonte profesorë të ndryshëm, në prani të sekretarit të byrosë dhe zëvendës ministrit të shëndetësisë për shkelje të ndryshme, sa mund të bëheshin atëherë, pa iu dridhur aspak qerpiku, duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë edhe insinuatave kërcënuese të ndonjërit. Ai kishte kurajën që, në prani të ministrit të shëndetësisë së kohës, në një sallë me 300 studentë të kritikonte tekste të ndryshme mësimore të profesorëve, madje deri edhe propozime për heqje nga qarkullimi. Megjithëse Ramazani ishte student i zgjuar dhe mbaroi shkëlqyer fakultetin, ai nuk mori “Medalje Ari”, sepse në qoftë se profesori mendonte ta vlerësonte me notën nëntë dhe i thoshte që të vijë  të riprovohet në një moment të dytë për të marrë notën dhjetë, ai nuk pranonte, ashtu siç kishte studentë që jepnin provim dhe deri në katër herë vetëm e vetëm që të merrnin dhjetë.

Për të gjitha këto vlera që kishte Ramazani, pas mbarimit të vitit të pestë unë i propozova  që të fillonte punën si pedagog në fakultet, në katedrën e sëmundjeve infektive. Mirëpo Ramazani nuk qe e mundur.

Në monografinë e shkrimtarit Martini  tregohet për punën e palodhur të Ramazanit në Fushë-Alie, ku ai u emërua për herë të parë. Ishte mjek i ri, gjithë pasion dhe kulturë, me njohuri të thella, që vinte duke i zgjeruar çdo ditë, në saj të leximit të vazhdueshëm, të mos shkëputjes nga librat. Praktika në terren do ta ndihmonte formimin teorik dhe kështu Ramazan Buci vinte gjithnjë duke u kualifikuar dhe përsosur si mjek.  Fushë-Alia e asaj kohe ishte një vend me një popull të zgjuar dhe bujar, por me probleme në sektorin e  shëndetësisë të këtij lokaliteti, amulli dhe papërgjegjshmëri,duke filluar nga kuadrot drejtuese të partisë dhe të pushtetit.

Autori i librit e ka menduar mirë punën e tij para se të hynte për ta shkruar. Mjeti kryesor që ka zgjedhur Martini është paraqitja në lëvizje, si shprehje energjisë dhe dinamizmit të brendshëm të protagonistit.  Edhe drurët nuk rriten, nëse nuk i lëviz era. Kësaj forme të menduari i janë nënshtruar tërë treguesit e përbërësit e veprës.

Autori ka meritën e jashtëzakonshme që Ramazanin e ka paraqitur gjithnjë në arenë. Ramazani sot është bërë i njohur, me emër. Por, kjo famë nuk i erdhi për oxhaku, si thuhet, ajo u fitua me luftë. Autori shikon më thellë: autori  dhe protagonisti i tij sikur interferojnë te njeri-tjetri, por në mënyrë tjetër, së brendshmi, me bashkësinë e idealeve dhe qëllimeve. Ndryshe, autori nuk do ta paraqiste Ramazanin, të pa tolerueshëm me kuadrot kryesorë të partisë dhe të pushtetit në lokalitet, madje i gatshëm për t’i sfiduar për çdo rast. Ramazani ishte i hidhur, ai krijonte një ankth intelektual për partiakët dhe pushtetarët injorantë. Ata nuk ndjeheshin mirë kur e shihnin.

Megjithatë, doktorin e ri në vend që ta çonin për specializim, e dërguan në Reç, zona më e thellë e rrethit të Dibrës, ku shikoje një hektar qiell. Fshatrat ishin shumë të përthyer dhe të shpërndarë. Niveli ekonomik i popullatës shumë i ulët, niveli shëndetësor po ashtu. Ishte spitali, materniteti, farmacia, por ata donin kuadro shëndetësorë që t’i vinin në eficencë të plotë. Këtë punën Ramazani e filloi me zell të jashtëzakonshëm . E meritonin këta banorë fisnikë të jetonin më mirë.  Kuadri shëndetësor, deri atëherë, ishte mbledhur aty në qendër të lokalitetit dhe pothuaj vegjetonte. Ramazani fryni edhe këtu si uragan spastrues. Ndau detyra që askush të mos ndihej pa punë. U hoq dorë tani nga puna opshe , secili kishte detyrën e vet dhe përgjegjësinë e vet. Në qendër mbetën një pjesë e vogël e kuadrove shëndetësorë, më të domosdoshmit, të tjerët u shpërndanë në të gjithë fshatrat. Filloi një mobilizim i jashtëzakonshëm që nuk ishte parë ndonjëherë. Fshatarët ishin të mirë, buajrë dhe me sedër të madhe. Kjo qe një mbështetje shumë e madhe për Ramazanin, që ai e shfrytëzoi në dobi të punës.  Në Reç ishin ndryshe edhe drejtuesit e partisë dhe të pushtetit lokal. Ata e përkrahën Ramazanin, sepse panë tek ai mjekun e  devotshëm që nuk kursente asgjë për shëndetin e popullit. Ramazani diti të lidhej me të gjithë strukturat nga qendra deri në fshatin më të largët, i vuri ato në lëvizje dhe u krijua kështu një front i gjerë, i përbashkët, për ngritjen e një mjekësie të re, moderne,me aq sa e lejonin kushtet e asaj kohe. Punë shumë e mirë u bë edhe për mjediset e jashtme, oborret, shtëpitë, rrugët, sheshet që të kishte kudo pastërti . Tani edhe në rreth kishin ardhur në drejtim  kuadro shëndetësor me mendësi të reja. Ndër këta duhet përmendur dr. Nazmi Koçi, shefi i Shëndetësisë, siç quhej atëherë, që kishte nderim dhe respekt për Ramazanin. Nazmiu përfaqësonte vijën liberale të Partisë së Punës.

Në vitet 1989-1991, Ramazani u dërgua për specializim për pediatër në Tiranë. Ndërkohë, shoqen e tij të jetës që kishte punuar si laborante në Reç, e transferuan me këtë detyrë në Peshkopi.  Autori i librit Xhafer Martini na e përshkruan me ngrohtësi këtë grua trime, me kurajë, e cila qe një mbështetje e fuqishme për Ramazanin.

Me mbarimin e specializimit për pediatër, Ramazanin e caktuan në repartin e  pediatrisë, në Peshkopi. Aty kishte edhe mjekë të tjerë të mirë dhe me përvojë, por puna e Ramazanit ra menjëherë në sy. Mjeku tjetër pasionant, Filip Cfarku, thotë për Ramazanin: “Unë kam pasur fatin të punoj me një mjek si Ramazani Buci. Kishte cilësi të mrekullueshme si njeri, por edhe si specialist. Dallohej në përcaktimin e shpejtë dhe të saktë të diagnozës për të sëmurët, fillonte menjëherë një mjekim të shpejt dhe efektiv. Fitonte edhe mbi sëmundjen duke ia prerë asaj shfaqjen e plotë. Nuk kishte problem sado të vështirë që Ramazani të mos i dilte në krye. Aty ku ishte Ramazani, ishte besimi në fitore, edhe kur “armiku” ishte i padukshëm dhe i rrezikshëm. Ramazani nuk i mbyste të sëmurët me ilaçe. Ai dinte çfarë duhej përdorur në mjekim, duke synuar ilaçet më vepruese dhe më të domosdoshme që në çastin e parë të kontaktit me të sëmurët.”

Ramazanin, pastaj e bënë drejtor të Kujdesit Parësor Shëndetësor të rrethit të Dibrës. “E gjeta fare të rrënuar këtë institucion, – thotë Ramazani. Ishin ngjarjet e 97 që kishin shkatërruar gjithçka. Madje as në ndërtesë nuk na linin të hynim “pronarët” e tokës. U desh ta hapnim derën me zor, të futnim ndonjë tryezë dhe ndonjë karrige më një zyr, pastaj “të pushtonim” edhe zyrat e tjera. Me një fjalë e filluam nga hiçi.” Mungonte fare kontrolli në spitale, shkolla, çerdhe, lokale, restorante, fabrika dhe në të gjitha qendrat e punës dhe të prodhimit.  Vetëm Ramazan  Buci, me energjinë dhe dinamizmin që e karakterizon, mund t’ia dilte mbanë kësaj pune. Në krye të këtij institucioni, sidomos në atë kohë, duhej një trim e guximtar, por edhe një profesionist i shkëlqyer si Ramazani. Nuk ia bënë nder emërimin si drejtor, ia caktuan si detyrë që nuk i dilte zot askush. Ramazani edhe këtu triumfoi. Brenda një vitit dukej sikur ky sektor nuk qe prekur nga asnjë fazë shkatërrimtare. Gjithçka u bë e  re, funksionale, më mirë se më parë.

Ramazani u mor edhe me politikë dhe këtu ai ka qenë i suksesshëm. Por, unë nuk do të merrem me këtë anë të personalitetit të ij. Mua më intereson çfarë ka bërë ai për mjekësinë shqiptare. Mbasi u transferua nga Peshkopi erdhi mjek pediatër në Laprakë, një nga zonat më të mëdha dhe me popullsi të dendur. Nga Peshkopia u përcoll në mënyrë madhështore: popull dhe personel shëndetësor e përcollën deri në afërsi të Bulqizës. Adhuronin dhe i shprehnin dashurinë e mirënjohjen njeriut të tyre që kishte punuar aq shumë për shëndetin e popullit. Ramazani, edhe në Tiranë, ra menjëherë në sy si specialist i zoti. Edhe këtu ishte i pamposhtur. Ishte edhe pak më i ri, por shumë më tepër me energji, me vendosmëri. Nuk kishte njeri që mund ta shikonte nga poshtë lart. Përkundrazi, e shikonin me adhurim pak të ndrojtur këtë “përbindësh”, që nuk kishte prehje. Ramazani ka forcë imponuese. Te gjithë krijuan bindjen që fëmija në dorë të tij ishte si në dorë të Zotit.  Në qoftë se nuk mund të bënte dot gjë Ramazani, do të thoshte se fëmijës kaq ia kishte caktuar Zoti jetën. Ky është kulmi i besimit.  Në saj të punës dhe të përkushtimit, Ramazani u bë edhe drejtor i kësaj qendre të rëndësishme shëndetësore. Ishte e pamundur që Ramazani të mos tregonte aftësitë e tij të veçanta edhe në këtë detyrë të re dhe me përgjegjësi. Puna është sa ta bësh, ka një thënie të mençur. Edhe ai mund të vegjetonte si drejtorët e tjerë para tij pa bërë asgjë të re dhe pa lënë asnjë gjurmë. Por, Ramazani i bëri popullatës së Laprakës një shërbim të madh: ai e rikonstruktoi nga e para qendrën shëndetësore,  duke i bërë godinës edhe një shtojcë të re. E zgjeroi, i dha më shumë dritë dhe hapësirë. Personeli shëndetësor  tani e ndien veten me një frymëmarrje tjetër, shumë më lirë dhe në kushte komode. Investimi i rëndësishëm ka zgjidhur në radhë të parë përmirësimin e kushteve të nënës dhe të fëmijës. Më përpara në konsultorin e  fëmijëve punonin tre mjekë dhe gjashtë infermiere, plus vaksinatorja në kushte shumë të papërshtatshme. Tani ato punojnë në kushte ideale.

Meritë e autorit Martini qëndron në faktin se ai nuk e ka dhënë Ramazan Bucin vetëm si mjek që ishte i lidhur ngushtësisht  me specialitetin e tij. Po ta jepte kështu, figura e Ramazanit nuk do të dilte e  plotë, mbasi ai është njeri me interesa të gjëra. Nuk është thjesht  mjek, por doktor i shkencave. I tillë është bërë me një punë efikase, me të vërtetë  shkencore  dhe jo me ndonjë paçavure që fle sirtarëve të institucioneve. Puna e tij shkencore përfshihet në një vëllim të veçantë të Ramazan Bucit me titull “Para sfidave të kohës”. Por për këtë do të kemi rast të flasim më poshtë. Këtu është e nevojshëm të theksojmë se në monografinë për Ramazanin ka edhe disa kapituj që për ndonjë monografi tjetër nuk do të kishte kuptim t’i përmendje. Autorit i rrinte mendja tek personaliteti kompleks i Ramazanit.

Një kapitull i çuditshëm është ai me titull: “Poetët e mi të dashur”. Plotësohet kështu profili i Ramazan Bucit si një lexues i jashtëzakonshëm, si një njohës i letërsisë shqiptare dhe asaj botërore.  Autori ka bërë mirë që ka vënë në këtë kapitull ajkën e poezisë botërore duke filluar me Pushkinin, Esenin e duke vazhduar pastaj me poetët më të mirë shqiptarë si Naim Frashëri, Noli, Kadare, Agolli, Fatos Arapi , Xhevahir Spahiu etj. Këtu del  në pah jo vetëm fakti që Ramazani lexon shumë, por ai ka edhe aftësi për të përzgjedhur duke u ngritur në nivelin e një kritiku letrar, të një studiuesi të letërsisë. Ai ka edhe përgatitje estetike, kritike dhe studimore. Kjo del tek kapitulli ku janë renditur disa artikuj të Ramazan Bucit që nuk janë thjesht për të rejat shkencore në fushën e mjekësisë, por edhe kritika letrare, studime e monografi që, kur i lexon, të ngjallin emocione të veçanta. Lexoni shkrimet “Ditari i një mjekut”, “Mbi librin “Shekspiri dhe Kanuni”, monografinë për Met Sula  dhe do të shihni që Ramazan Buci ngrihet në nivelin e kritikëve letrarë, madje shumë prej tyre i kalon.

Martini e ka zgjeruar më shumë diapazonin e shfaqjeve të personalitetit të Ramazan Bucit me intervistën e gjatë që zhvillon me të. Ka shumë prurje filozofike, ideologjike, pedagogjike, psikologjike, politike. Na shfaqet figura e një intelektuali  me interesa të veçantë që, të gjitha së bashku, japin një personalitet tashmë të formuar në nivelin më të lartë. Autori i bën shumë pyetje protagonistit, pyetjet nga më të ndryshme, shumë interesante. Nga përgjigjet e këtyre pyetjeve bëhet ndoshta një libër i vogël me rreth pesëdhjetë faqe. Libri nuk vlerësohet nga numri i faqeve: në ato pak faqe është përmbledhur ajka , e mendjes së njeriut. Ramazan Buci del si enciklopedi shëtitëse, si enciklopedi e gjallë. Rralla njerëz ka në jetë që të jetë kaq shumë dimensional. Ka njerëz që dinë mjaft në një fushë, kurse në fushat e tjera kanë verbërim të plotë. Vetëm sikur këtë intervistë të kishte bërë autori, unë, pa dyshim, mund të them se kishte rrokur personalitetin e Ramazan Bucit. Intervistat kanë shumë rëndësi. Fundja, gjithë jeta është : pyetje e përgjigje, problem e përgjigje.

Kapitulli i fundit i librit për Ramazanin është ai me titull “Enciklopedia”. Për çfarë enciklopedie bëhet fjalë?- pyet me të drejtë lexuesi.  Ramazan Buci, shkruan autori, ka në arkivin e tij 25 vëllime me nga 600-700 faqe me format të madh secili, që bëjnë rreth 20. 000 faqe material arkivor e jo arkivor për të gjitha fushat e jetës. Materialet kanë vlerë referimi. Tematika është shumë e gjerë. Në vëllimin e 25-të të Ramazanit, po përmend vetëm disa tematika: “Prejardhja e shqiptarëve nga Pellazgët”, “Pellazgët janë i vetmi popull i identifikuar në Evropë”, “Harta e Shqipërisë Etnike prej lashtësisë e deri në ditët tona”, “Heraldika e Principatave Shqiptare”, “Trungu i gjuhës shqipe në gjuhët indoeuropian”,  “Hartat e vendndodhjeve të ilirëve”, “Deri ku flitej gjuha pellazge”, “Shqipja si gjuha më e vjetër e botës”, “Pellazgët shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë”, “Origjina e flamurit tonë”, e shumë e shumë të tjera. Te vëllimi tre do të gjesh artikuj pa masë për figura të shquara të njerëzimit, si: Remarku, Hemingueji, Brehti, Xheferson, Bill Klinton, Bushi II, Çurçilli, Hygoi, Anjshtajni, Tolstoi, Dikensi, Akuini, Van Gogu, Jobs, Frojdi, Edisoni , Monro, Darvini, Niçe, Hajdeger,  e shumë e shumë të tjerë.

Përveç kësaj literature, Ramazani a ka edhe një bibliotekë shumë të pasur, prej 1.000 vëllimesh, shqip dhe në gjuhë të huaj, bibliotekë që fillon në një dhomë të shtëpisë së tij të madhe dhe vazhdon në dhoma të tjera ku nuk le qoshe pa u futur.

Kështu, është konceptuar figura e Ramazan Bucit, prandaj monografia  e zotit Martini nuk është thjesht “profesionale”.

Ramazan Buci është shkencëtar i shkencës së mjekësisë në kuptimin më të plotë dhe më të gjerë të fjalës. Për këtë dëshmon libri i tij shkencor, me format të madhe, me rreth katërqind faqe, me titull “Përballë sfidave të kohës”. Edhe në këtë libër ka dorë Xhafer Martini por kësaj here si hartues i parathënies dhe si redaktor.  Është një parathënie e rrallë në llojin e vet dhe nuk i iket pa bërë citime prej saj, qoftë edhe me thëniet aq të bukura , si: “Nuk ka mjekësi që të shërojë atë që nuk e shëron dot lumturia”, dhe  “Mjekësia është si një adoleshente kurioze, e pasionuar dhe e guximshme që rritet nëpërmjet sfidave të panumërta”.

Përmbledhja me shkrimet shkencore është një ëndërr e madhe e çdo mjeku. Në këtë përmbledhje ka edhe shkrime të tjera: për politikën, për letërsinë, për kulturën etj: Karakteri enciklopedik që e kemi theksuar më lart, veç vjen duke u përforcuar. Natyrisht që shkrimet mjekësore i japin tonin librit, por edhe shkrimet e tjera për artin dhe kulturën të japin njohuri dhe kënaqësi të madhe.  Dy  shkrime nga më të bukurit dhe nga më interesantët janë: “Terapia e dehidrimit orale një perspektivë globale”, dhe ‘’Autizmi’’ Këto janë shkrime për mjekët, jo për masat e lexuesve. Janë tamam shkencorë dhe që duhen zbërthyer për të përfituar. Shumë shkrime lidhen me sëmundje të ndryshme, me shërbimin shëndetësor, me kualifikimin mjekëve të familjes dhe infermierëve, me kulturën shëndetësore të prindërve, me marrëdhëniet pacient-mjek etj.  Trajtim të thellë, por njëkohësisht të hapur për t’u kuptuar nga të gjithë, kanë sëmundje të tilla, si: astma broncihale, autizmi, stresi e të tjera. Çdo lexues për këto sëmundje ka lexuar dhe ka dëgjuar diçka, por, kur lexon dr. Ramazanin se si i përshkruan ato, bindesh se arti i paraqitjes së shkencës me atë gjuhë dhe me ato mjete që ta bëjnë atë të asimilueshme nuk zotërohet nga të gjithë. Shkrimet e Ramazanit kanë këshilla praktike se janë si rezultat i përvojës së tij të madhe në fushën e mjekësisë. Zakonisht, mjekët, edhe kur kanë njohuri të thella, nuk kanë aftësi për t’u shprehur as me gojë e as me shkrim me mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Këtë dr. Buci e ka shumë organike. Ai bëhet i kuptueshëm, pa rënë në thjeshtësime bajate dhe në vulgarizma. Kështu, si shembull kur lexon shkrimin për stresin, lexuesi aftësohet  për të shmangur stresin tek vetja dhe tek të tjerët. Jeta është plot strese. Një pjesë i “kultivojmë” vetë, ne shpesh e rëndojmë gjendej tonë dhe e bëjmë stresante në vend që të punojmë për të kundërtën. Stresi luftohet, ashtu si edhe acarohet.

Urgjencat pediatrike duket sikur është një shkrim që u drejtohet vetëm mjekëve të specializuar- pediatërve. Në të vërtetë ka vlerë për të gjithë. Prindërit duhet të bëhen të gjithë pak a shumë “pediatër”, çdo njeri duhet të ketë njohuri të tilla, se secili prej nesh mund të ndodhet në atë pozicion që të japë ndihmën e parë.

Një shkrim shumë interesant është ai me titull: “Skandalistika, litigimi dhe pasiguria mjekësore”.

Mjeku është mjek, por ai është njeri. Ai është i vdekshëm vetë dhe, me gjithë përpjekjet e tij, ai në shumë raste nuk mund ta zbraps vdekjen edhe te të tjerët.

Me seriozitet, me aftësi dhe me qëllim për të ndikuar në mbarë shoqërinë trajtohet problemi i mjekut të familjes.  Mjeku i familjes, që ka barrën kryesore në sistemin tonë shëndetësor, në mos qoftë i përbuzur, është i poshtëruar, i nënvlerësuar, si për rrogën që merr, si për pozicionin moral që ka në shoqëri.

Sistemi shëndetësor në Shqipëri është nga më të prapambeturit, jo duke e krahasua me sistemet shëndetësorë në Europë e Amerikë, por edhe të vendeve fqinje, thotë autori në librin e tij.  Kjo dukej si sakrilegj para një viti, por me rënien e pandemisë, u kuptua se me të vërtetë mjekësia jonë nuk është në gjendje të përballojë asgjë të rëndësishme. Duke analizuar sistemin tone shëndetësor, dr. Ramazan Buci ndalet tek infermieristika, si një formacion më vete që përbën një hallkë të rëndësishme pa të cilën zinxhiri i shërbimit tone shëndetësor këputet.

Edhe në ato fjalimet që konsiderohen si punë rutinë, Ramazani thotë gjera mbresëlënëse. Kur iu dha titulli  “Nderi i Qarkut” të Dibrës ai me sinqeritet tha se ky titull nuk është vetëm imi se u përket të gjithë mjekëve të shquar të Dibrës, si:  Basri Neziri, Rrahim Gjika, Qemal Çadri, Vehbi Keta,  Selami Nazifi, Ahmet Alliu, Ahmet Shahinaj, Filip Cfarku e shumë e shumë të tjerëve.

Natyrisht,  punimi shkencor më i thellë është ai që ka të bëjë me marrjen e titullit dr. i shkencave:  “Aspekte epidemiologjike, klinike, terapeutike… “, që duhet zbërthyer  dhe thelluar në leximin e  tij  se është nga gradat e vetme shkencore që shërben për punë dhe mbështetje, duke  dhenë zgjidhje problemeve që kanë të bëjnë me këtë sëmundje.

Para një viti, por me rënien e pandemisë, u kuptua se me të vërtetë mjekësia jonë nuk është në gjendje të përballojë asgjë të rëndësishme. Duke analizuar sistemin tone shëndetësor, dr. Ramazan Buci ndalet tek infermieristika, si një formacion më vete që përbën një hallkë të rëndësishme pa të cilën zinxhiri i shërbimit tone shëndetësor këputet.

Edhe në ato fjalimet që konsiderohen si punë rutinë, Ramazani thotë gjera mbresëlënëse. Kur iu dha titulli  “Nderi i Qarkut” të Dibrës ai me sinqeritet tha se ky titull nuk është vetëm imi se u përket të gjithë mjekëve të shquar të Dibrës, si:  Basri Neziri, Rrahim Gjika, Qemal Çadri, Vehbi Keta,  Selami Nazifi, Ahmet Alliu, Ahmet Shahinaj, Filip Cfarku e shumë e shumë të tjerëve.

Natyrisht,  punimi shkencor më i thellë është ai që ka të bëjë me marrjen e titullit dr. i shkencave:  “Aspekte epidemiologjike, klinike, terapeutike… “, që duhet zbërthyer  dhe thelluar në leximin e  tij  se është nga gradat e vetme shkencore që shërben për punë dhe mbështetje, duke  dhenë zgjidhje problemeve që kanë të bëjnë me këtë sëmundje.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.