BallinaKronikeDramë e rëndë në Kukës: Përdhunohet 15-vjeçarja, shpërthen dhuna. Ja çfare bën...

Dramë e rëndë në Kukës: Përdhunohet 15-vjeçarja, shpërthen dhuna. Ja çfare bën i vellai…

Një dramë të rëndë kanë përjetuar dy familje në fshatin Mgullë të Kukësit. Një adoleshent me iniciale I.Ç ka përdhunuar një moshataren e tij.

Viktima, vetëm 15 vjeçe, e tronditur nga ajo që i ka ndodhur, ka vënë në dijeni menjëhërë të vëllanë G.M 28 vjeç në Kukës, i cili nuk ka vonuar të hakmerret.

Vëllai i viktimës e ka qëlluar në kokë me shufër hekuri përdhunuesin I.Ç, edhe ai në moshë të mitur si e motra dhe ka bërë që të përfundojë në gjendje të rënë në spitalin rajonal të Kukësit.

Pas këtyre ngjarjeve dhe tronditjeve të mëdha në dy familjet dhe në gjithë fshatin Mgullë, hetuesit e Krimeve në Komisariatin e Kukësit arrestuan të dy djemtë: si përdhunuesin I. Ç, 15 vjeç të plagosur rëndë, ashtu edhe vëllanë e vajzës, G. M 28 vjeç.

Policia tha se “arrestimi i 15-vjeçarit tij u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetëse 15-vjeçare, se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Ndërsa arrestimi i G.M., 28 vjeç, banues në Kukës, u bë për “Plagosje të rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular