BallinaShow Bizz“Është shumë xheloz”- Redona Koçi rrëfen si i priti i dashuri i...

“Është shumë xheloz”- Redona Koçi rrëfen si i priti i dashuri i saj fotot nudo, tregon edhe…

Juristja seksi, Redona Koçi pak kohë më parë realizoi një fotosesion artistik ku pozoi nudo së bashku me mikeshën e saj.

Zeshkania vuri në pah linjat e saj bombastike trupore, teksa pozoi krejtësisht e zhveshur në një vaskë të mbushur me petale trëndafili.

Gjatë një interviste, ajo u shpreh se i dashuri i saj xheloz nuk ishte në dijeni të fotove hot, por arriti ta qetësonte me disa puthje e përkëdhelje.

“Është shumë xheloz por me disa puthje dhe përkëdhelje iu ulën nervat. Ia kisha bërë surprizë. Nuk i zgjati shumë inati, me mua jo,”- tha Redona Koçi, e ftuar në “Glamour Zone” në RTV Ora.

Juristja seksi rrëfeu edhe periudhën e saj të errët që kaloi gjatë pandemisë, teksa kaloi një problem shëndetësor.

Ajo tregoi se vuante cervikalja nga u vizitua tek disa mjekë shqiptarë dhe fizioterapisë, që i thanë se duhej të operohej duke i shkaktuar ankth dhe stres, kur në fakt mund ta kalonte atë gjendje pa ndonjë problem.

“Ankthin e kam kaluar jo vetëm nga pandemia, dhe jam kuruar, mjekuar. Por edhe nga cervikalja, që vuajta. U vizitova tek fizioterapistë në Shqipëri, më bënë që të vuaja shumë psikologjikisht, duke thënë se vertebra jote ka lëvizur, je për operacion etj. etj. U zhgënjeva shumë dhe nga kjo gjë kalova në gjendje stresuese, ankthi. Më pas shkova tek një neurolog turk, i cili më tha që nuk është asgjë, që është sëmundja e shekullit dhe e kisha nga qëndrimi i gjatë në telefon. Çdo gjë do të shkojë mirë, do të rregullohet dhe unë jam shumë mirë. Por mora fobi mjekët dhe fizioterapistët shqiptarë që nuk bënë asgjë të mirë me mua.

Secili mjek kishte teoritë e veta, kalova në gjendje të tmerrshme. Shkova tek një psikiatre që më ndihmoi të kaloja ankthin dhe sot e kësaj dite ndihem mirë,”– u shpreh Redona Koçi.

Ndërkohë, në një intervistë për Panoramaplus, pak kohë më parë tha se ishte shumë e dashuruar.

“Vazhdoj të jem tepër e dashuruar dhe shpresoj që kjo dashuri të zgjasë sa më shumë,”- tha ajo.

Pyetejes nëse është lënduar nga dashuria, iu përgjigj:“Nuk besoj se ka njeri që nuk mund të lëndohet nga dashuria, në qoftë se ka ndjenja dhe zemër”.

/Panoramaplus.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular