BallinaAktualitetFOTO/Për 40 vite i shërbeu komunitetit, humb jetën për shkak të COVID-19...

FOTO/Për 40 vite i shërbeu komunitetit, humb jetën për shkak të COVID-19 zyrtari i Bashkisë së Librazhdit

Ditën e sotme për shkak të COVID-19 ka humbur jetën një prej urbanistëve më të vjetër në detyrë në bashkinë e Librazhdit, Veli Selim Dashi.

Prej 40 vitesh Veli Dashi i shërbeu komunitetit, ndërsa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e jep bashkia e Librazhdit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Është shumë e rëndë, për mbarë Qytetin dhe Bashkinë tonë, humbja e njerit prej urbanistëve më të vjetër në detyrë, z.Veli Selim Dashi: ai, fatkeqësisht, nuk mundi ta fitojë betejën me Covid 19.

Sërisht virusi tinzar godet rëndë Qytetin, Bashkinë tonë dhe më gjerë, duke ndarë përgjithmonë nga gjiri i familjes, nga administrata, nga rrethi i gjerë shoqëror e miqësor, njeriun, që për 40 vjet i dha komunitetit mundin, djersën, përkushtimin, idetë, vizionin për një qytet me petspektivë urbane dhe të bukur.

U bë një kohë e gjatë që vdekjen e kemi pranë: bashkëjetojmë me të. Kemi aplikuar protokolle, kemi përshtatur rregulla të vjetra, kemi konceptuar rregulla të reja në përputhje me situatën pandemike, duke qenë sa më të kujdesshëm dhe të mençur me armikun e padukshëm. Por u dashka të jemi më shumë të tillë, sepse Covid 19, si të gjitha pandemitë, qenka total, i verbër, i pamëshirshëm, si për rastin e të ndjerit Veli Selim Dashi, edhe për raste të tjera, që na dhembin aq shumë.

I ndjeri Veli Dashi do të na mungojë fizikisht, por ai do të mbetet i gjallë në kujtesën qytetare, si një urbanist dhe administrator i denjë, model i korrektësisë, përkushtimit dhe kujdesit në marrëdhënie me qytetarët.I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, shkruan bashkia Librazhd.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular