BallinaZgjedhje e editoritOraret e reja, si do të punojë administrata? DAP nxjerr urdhërin: Si...

Oraret e reja, si do të punojë administrata? DAP nxjerr urdhërin: Si do organizohet puna në distancë dhe në zyrë

spot_img
spot_img

Të martën e kësaj jave Departamenti i Administratës Publike miratoi urdhrin që specifikonte rregullat standarde të punës të harmonizuara gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19, ku ndër të tjera jep edhe mënyrën sesi do organizohet puna në distancë dhe në zyrë nga administrat.

Sipas DAP gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë, institucionet  e administratës shtetërore janë të detyruara të realizojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet kombinimit të punës në ambientet e institucionit dhe telepunës (puna në distance online).

“Për realizimin e detyrimit të përcaktuar ne piken I, të këtij neni, institucionet e administratës shtetërore duhet të përcaktojnë në mënyrë të detajuar dhe të qartë grafikun e nëpunësve që do të punojnë në ambientet e institucionit  dhe të atyre që do të kryejnë detyrat nëpërmjet telepunes. Grafiku duhet të miratohet nga Sekretari i Përgjithshëm përkatësisht për Kryeministrinë dhe ministritë e linjës dhe nga titullari i institucionit për institucionet e varësisë.

Sekretari i Përgjithshëm apo titullari i institucionit, për prindërit apo kujdestarët ligjorë të fëmijëve që frekuentojnë/ndjekin arsimin parashkollor dhe arsimin bazë, përcakton një orar ditor të punës të ndryshëm nga ai i miratuar me VKM-ne nr. 511,  date 24/10/2002, të ndryshuar, në varësi të orarit që fëmija/fëmijët do të frekuentojnë mësimin, por duke siguruar që kohëzgjatja maksimale e tij të mos ndryshoje” thuhet në urdhër.

Sa i takon punonjësve në institucione urdhri sanksionon se duhet të ruhet distanca 2 metra ndërsa pë rata që do të punojnë në distancë do të duhet të plotësojnë disa kritere lidhur me profilet që kanë.

Po kështu këta të fundit duhet të jenë në dispozicion të eprorit të tyre gjatë gjithë orarit të punës. Po kështu punonjësit në distancë duhet të jenë të aksesueshëm online në çdo moment gjatë orarit të punës ndërkohë që do të kenë thirrje në ekip të paktën një herë në ditë dhe të informojnë për realizmin e detyrave të tyre.

Ofrimi i shërbimeve ndaj publikut

DAP sjell në vëmendje se pavarësisht se do të aplikohen masat si për punën nga zyra edhe nga shtëpia ajo që duhet të mbahet parasysh nga institucionet është ofrimi i shërbimeve për publikun.

“Institucionet  e administratës  shtetërore duhet të garantojnë  ofrimin e shërbimeve  ndaj publikut gjatë gjendjes së epidemisë  së shkaktuar nga COVID-19, duke hartuar një plan masash për të minimizuar kontaktin midis qytetarëve dhe nëpunësve/punonjësve dhe për të shmangur grumbullimin e tyre në sportele apo ambiente të tjera të brendshme. Plani i masave duhet të përfshije rastet e ofrimit të shërbimeve online, duke shfrytëzuar përdorimin e mjeteve te komunikimit elektronik për të nxitur qytetarët ti përdorin” thuhet në urdhër./Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular