BallinaKronike“I zunë pritë dhe qëlluan me armë”, flet vëllai i autorit të...

“I zunë pritë dhe qëlluan me armë”, flet vëllai i autorit të atentatit në Bulqizë: Ja si ndodhi ngjarja, zanafilla e konfliktit

Dalin në dritë të tjera detaje nga atentati me breshëri plumbash, por fatmirësisht pa viktima, i ndodhur ditën e djeshme në Bulqizë.

Pas kushërinjve që iu bë atentat, vëllai i autorit të qëlloi me armë, Ergys Zeneli, rrëfen ekskluzivisht për gazetarin e “BalkanWeb”, Enver Doçi, një tjetër version të ngjarjes. Ai akuzon dy kushërinjtë Shaqir dhe Erlind Tollja se kanë qëlluar të parët nga vëllait të tij, Besmirit.

“Vijme tek ngjarja e djeshme qe tronditi opinionin, por edhe familjen time, pasi nuk shquhemi si pjesmarres ne te tilla veprime. Te pretenduarit si te demtuar, kane qene duke qendruar tek lokal Kashta, kur Besmiri ka kaluar me makine. Ne ate moment ne baze te deshmitareve okular dhe provave filmike tashme te administruara nga komisariati i Bulqizes, shtetasit Shaqir Tollja dhe Lindi Tollja se bashku me nje apo dy makina tjera jane vene ne ndjekje te Besmirit. I kane dale paralel ne ecje e siper dhe nen kercenimin e armes i kane kerkuar te ndaloje makinen. Nderkohe qe Besmiri ka rritur shpejtesine shtetasi Lindi Tollja e ka parakaluar duke i prere rrugen per ta detyruar te ndaloje. Besmiri i ndjere i cenuar per jeten e tij, ka reaguar duke e perplasur me pjesen e parakolpit. Pak me larg, prane nje karburanti tek rruga e Arberit, Lindi Tollja sipas te dhenave ka kryer dy ose me shume qitje ne drejtim te automjetit, ku dy prej plumbave kane goditur ne pjesen e perparme te makines. Saktesisht ne pjesen e kofanos. Ne si familja e tij denojme cdo akt dhune ndaj dhe të kujtdo por njekohesisht kerkojme qe edhe ngjarjet te sqarohen plotesisht e jo te montuara duke perfituar nga mungesa paraprake e informacioneve. Ne prej kohesh dalim me frike ne Bulqize dhe gjithnje jemi perpjekur te sheshojme mosmarreveshjet e biznesit duke perfshire edhe pale te treta shpesh here. E kurrsesi ti bejme personale me kushurinjte tane apo me kedo tjetër”, është shprehur vëllai i autorit, raporton “BalkanWeb”.

Më tej, Ergys Zeneli rrëfen për gazetarin Doçi edhe zanafillën e konfliktit mes dy fiseve, duke thënë se ngjarjet datojnë që në muajin gusht të këtij viti, kur shtetasi Ardi Tollja (djali i xhaxhait të Shaqirit), pas një debati mbi ecurinë e punimeve në fabrikën e kromit, ka përdorur armën ndaj Besmirit, duke qëlluar 2-3 herë në tokë, ku fatmirëisht nuk ka pasur të lënduar.

 

 

“Historia per fat te keq e shemtuar dhe aspak qytetare e ndodhur dje ne qytetin e qete te Bulqizes, zanafillen e saj e ka te hershme. Perfshirja e dy familjeve tona por edhe e organeve shteterore si mbajtese te nje ane, nderkohe qe ata jane te zotuar per te ruajtur cdo qytetar dhe rendin e ben kete histori edhe me te shemtuar. Ngjarjet datojne me nje incident te muajit Gusht te vitit 2020 kur shtetasi Ardit Tollja (djali i xhaxhait te Shaqirit) pas nje konflikti ose me sakte debati konstruktiv mbi ecurine e punimeve ne fabriken e Kromit, agravon situaten duke perdorur armen e llojit Pushke kunder Besmirit. Qitja eshte kryer drejt tokes, 2-3 here ku fatmiresisht nuk ka patur te lenduar. Besmiri eshte larguar ne drejtim te Komisariatit ku ka kryer denoncim kunder shtetasve Ardit dhe Arjan Tollja. Nen cilesine e provave materiale jane sekuestruar nga ana e Policise, arma e gjahut dhe 3 gezhoja. Pas asaj ngjarje, Shaqir Tollja dhe vellai i tij Eduart Tollja kane kercenuar nepermjet telefonit Besmirin, duke lene te nenkuptohej se do ti cenonin jeten ne nje moment perballjeje. Ata kane bere denoncime dhe nisma ligjore te pafaktuara nderkohe qe nga ana e tjeter nuk kane ndalur kercenimet ne forma te ndryshme ndaj familjes Zeneli. Djali i madh i Shaqirit e ka kercenuar Besmirin me arme te llojit pistolet ne muajin Shtator te vitit 2020 ne rrugen qe ndane qytetin e ri me qytetin e vjetër”, ka thënë ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular