BallinaKronikeKapen me 14 kg kokainë e marijuanë, shqiptari e maqedonasi në Trento

Kapen me 14 kg kokainë e marijuanë, shqiptari e maqedonasi në Trento

Një qytetar shqiptar, banues në Prato, Firence, e një maqedonas, banues në Trento, janë arrestuar nga Guardia di Finanza me akuzën për trafik droge. Në garazh iu është gjetur marijuanë, kokainë e hashash, gjithsej 14 kile, plus të gjitha mjetet e duhura për konfeksionimin e drogës.

Zbulimi i tyre erdhi si pasojë e sjelljes jonormale të drejtuesit të një furgoni, i cili u pa disa herë teksa kryente të njëjtën manovër, duke hyrë në një rrethrrotullim në Trento Sud. Në një moment, teksa Financierët vëzhgonin, furgonit iu afrua në anë një makinë, drejtuesi i së cilës ishte i njohur për forcat e rendit. Nga salla operative morën konfirmimin që drejtuesi ishte person i dënuar shumë herë për krime të lidhura me trafikun e drogës.

Ndërkaq, drejtuesit e mjeteve shkëmbyen shpejt një pako e dy çanta të mëdha, dhe me arritjen e patrullës u bë i mundur ndalimi i të dyve. Kontrolli i kryer në vend zbuloi 12 kile marijuanë dhe mbi 9000 euro.

Kontrolli i mëpasshëm i garazhit që përdorej nga maqedonasi solli zbulimin e 3 mijë eurove të tjera, ndërsa qentë e anti-drogës zbuluan tjetër sasi droge, gati për t’u shitur në rrugë. Ishte 1 kile kokainë, 700 gramë hashash e 600 gramë lëndë përzierjeje, si dhe mjetet e konfeksionimit të dozave.

Droga me vlerë tregu rreth 400 mijë euro u sekuestrua, ndërsa dy personat, 24 e 33 vjeç, u dërguan në burgun e Trentos.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular