BallinaKryesoreVIDEO/Në Shkodër nuk duan t’ia dinë për virusin kur luan Vllaznia

VIDEO/Në Shkodër nuk duan t’ia dinë për virusin kur luan Vllaznia

Shkodra dhe futbolli janë një lidhje e hershme dhe e fortë. Aq e fortë sa nuk e step as virusi që ka bllokuar mbarë botën. Të shtunën në qytetin verior luhej një ndeshje e rëndësishme pasi Vllaznia priste në stadiumin “Loro Boriçi” Tiranën, kampione në fuqi.

Në një situatë normale stadoimi do të ishte plot, por këtë herë tifozët kanë mbushur të gjitha bayret dhe lokalet e qytetit. Në rrjetet sociale janë të shumta videot që qarkullojnë ku shihen njerëz të mbledhur në ambiente të mbyllura.

Shumica dërrmuese e tyre janë pa maska dhe për distancë as që bëhet fjalë. Pas shënimit të golave nuk mungojnë as përqafimet. Të paktën sakrifica e shkodranëve u shpërblye pasi Vllaznia fitoi 3-2 duke mbetur në krye të renditjes së Superligës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular