BallinaKryesoreE vërteta e pandemisë 10 ditët e fundit. Boll me gënjeshtra patetike...

E vërteta e pandemisë 10 ditët e fundit. Boll me gënjeshtra patetike dhe ju o KOMIT(ET)

Nga Dr.Ilir Pecnikaj

Ja si qëndron e verteta për pandemine në 10 ditshin e fundit në Shqipëri.
Vetëm një shikim i shpejtë i kësaj tabele hell poshtë të gjithë mënyrën e depëstimit dhe nxjerr në pah tamponimin kazual që bëhet në vëndin tonë, me nje kazualitet të rregullt sipas deshirave të 127.
Pervec kësaj hell poshtë edhe masën e marr nga qeverija për mbylljen e gjithë shqipërisë nga ora 22.00-06.00 dhe tregon dhe një herë se masat e marra janë gjithmonë nën moton Maoiste “C’do Partia bën populli”
Në bazë të të dhënave, në tabelën e më poshtme, të marra nga MSHMS, del se:
1. 22 bashki ose 36% e teritorit janë poshtë 100 persona të infektuar për njëmilion banorë (pra zonë e gjelbër sipas OBSH), nga të cilat 16 prej tyre, ose 26% e territorit, nuk kanë asnjë rast pozitiv.
2. 29 bashki ose 48% e territorit janë nga 100-300 pozitiv për 1 milion banorë.
3. Vetëm 10 bashki ose 16% janë mbi 300 pozitiv në njëmilion banorë.
Ajo që bie më shumë në sy është crregullsia e tamponeve pozitive nëpër këto bashki, ku ka ditë që nuk ka fare dhe ka ditë që ka mbi 1000 pozitiv për një milion banorë, pra që do të thotë se ministria e shëndetësisë nuk është kujdesur asnjë herë të bëjë hetim epidemiologjik por vetëm “hetim në bazë të deshirave të 127”.
Kjo shihet shumë qarta në grafikun e më poshtëm i cili i ngjan më shumë një zhgarravine, se sa një grafiku i rrjedhë nga të dhëna të sakta.
(Z. RAMA NUK ËSHTË MARR NGA ZHGARRAVINAT TUAJA TË PËRDITËSHME QË JU BËNI NË LETËR, POR ËSHTË MARR NGA ZHGARRAVINA QË JU BASHKË MË MINISTREN DHE KOMITETIN TUAJ TË OBORRIT PO BËNI NË GJITHË SHQIPËRI ME KËTË PANDEMI.)
Deri tani ajo që paraqitet më keq, nuk është Tirana, ku dënsiteti i popullsisë është shumë i lartë, por është Gjirokastra (grafiku II)
BOLL MË TË DHËNA TË RRËME
KTHEJUNI PUNËS, HARROJENI PËR NJË ÇAST PROPOGANDËN, SEPSE NUK MUNDEMI MË ME GËNJESHTRAT TUAJA.
RRITNI NUMRIN E TAMPONEVE, DHE ME QËNSE JU NUK JENI NË GJËNDJE TË PËRBALLONI NJË FLUKS TË GJËRË HAPNI MUNDËSINË EDHE TË PRIVATI, TË CILËT TË SUVENCIONOHEN NGA SHTETI, DHE MBI TË GJITHA HAPNI MUNDËSINË E TESTEVE TË SHPEJTA, SEPSE ESHTE LOGJIKISHT E PA MUNDUR QË DURRSI, KRUJA, TIRANA TË JENË ZONË E KUQE (SIPAS REKOMANDIMEVE TË OBSH) DHE KAMËZA E VORA TË JENË ZONË E GJELBËR, OSE ME ZERRO POZITIVITET.
Qytetarë të dashur
Duke qënë se Qeveria nuk e ka mendjen tek ju, do ju lutësha që:
1. Mbani pasterti, lajni duart sa herë të mundeni
2. Mbani distancën sociale, dhe aty ku nuk e keni të mundur
3. Mbani maskat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular