BallinaKronike"Më detyroi të bëja 10 fëmijë"/ Drane Deda zbulon si vrau bashkëshortin...

“Më detyroi të bëja 10 fëmijë”/ Drane Deda zbulon si vrau bashkëshortin me sqepar

Drane Deda, 65-vjeçarja që akuzohet për vrasjen e bashkëshortit të saj Llesh Deda, e ka marrë vesh sot lajmin e hidhur që i shoqi ka ndërruar jetë. Sipas shqiptarja.com ajo ka rrëfyer përpara efektivëve se me të shoqin kishte konflikte prej vitesh, pasi viktima e ka detyruar të bëjë dhjetë fëmijë.

Gruaja ka treguar se ditën e krimit, nuk ishin zënë, por me gjakftohtësi, ajo ka marrë sqeparin dhe ka shkuar ta godasë në kokë, teksa i shoqi flinte.

“Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më është nxirë jeta me të edhe pse kam vijuar të qëndroj kaq gjatë. Atë ditë nuk jemi grindur fare. Ai ishte në gjumë, dhe unë shkova në magazinë mora një sqepar dhe ashtu siç flinte e kam qëlluar dy-tre herë, ku kam menduar se e kam vrarë pasi nuk ka lëvizur fare. Më pas kam shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i kam treguar se çfarë kishte ndodhur,”- ka rëfyer para oficerëve, Drane Deda.

Drane Deda ka një historie trashëgimie në familje të vrasjes së burrave, pasi edhe motra e saj, është arrestuar dhe dënuar me për vrasjes së bashkëshortit të saj. Drane Deda, rrezikon një dënim prej 35 vite burgim për ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Llesh Deda.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 6 nëntor. Llesh Deda u transportua në spital, ku më datë 21 nëntor ndërroi jetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular