BallinaBotaPandemia,kryefjala e takimit te G20-s

Pandemia,kryefjala e takimit te G20-s

Të shtunën dhe te dielen u mbajt samiti i 15-të i G20-s. Kryefjala e ketij takimi ishte angazhimi i perbashket i te gjitha shteteve per te ulur efektet e renda te pandemise ne radhe te pare  ne shendetin e njerezve si dhe ne ekonomi .Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping , paraqiti propozimet e Kinës për rolin e G20-s në qeverisjen globale pas epidemisë.
Bashkë me punën për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, duhet të bëhen përpjekje për stabilizimin dhe mëkëmbjen e ekonomisë. Kjo është një detyrë urgjente. Në fjalimin e tij, Xi propozoi që G20-a duhet të bëjë më shumë përpjekje në katër drejtime.
Ai bëri thirrje për formimin e një muri mbrojtës antiepidemik. “Ne do ta mbajmë premtimin tonë, do të ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për vendet e tjera në zhvillim dhe do të përpiqemi për ta bërë vaksinën një produkt publik që popujt e botës mund ta marrin dhe ta përdorin,” tha Xi.
Presidenti i Kinës u shpreh në vijim që duhet të rikthehet funksionimi i rregullt i ekonomisë botërore. Xi theksoi që, me parakushtin e parandalimit dhe të kontrollit epidemik, duhet të rifillojë zinxhiri global industrial dhe zinxhiri i furnizimit dhe të krijohet një “korsi e shpejtë” për të lehtësuar udhëtimin e njerëzve.
Në fjalimin e vet në samitin e G20-s Xi Jinping-u tha sërish që Kina propozon një sistem ndërkombëtar për njohjen e kodit shëndetësor që bazohet në testimin e acidit nukleik dhe kodin e reagimit të shpejtë (QR), duke shprehur shpresën që sa më shumë vende të marrin pjesë në të.
Xi vuri në dukje po ashtu që duhen përpjekje për një zhvillim më gjithëpërfshirës. Në fjalimin e tij, ai u shpreh që Kina mbështet vendimin për shtyrjen e afatit të pagesës së borxheve dhe do të punojë me të gjitha palët për ta zbatuar këtë vendim. Krahas kësaj, ai u shpreh se G20-a duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme lidhur me ndihmën antiepidemike ndaj grave, si edhe për përballimin e sfidës së sigurimit të ushqimeve.
Epidemia e COVID-19 është një sfidë e madhe dhe ka treguar mangësitë e sistemit të qeverisjes globale. Xi theksoi që në periudhën pasepidemike, G20-a duhet të luajë rol më të madh drejtues në rendin ndërkombëtar dhe qeverisjen globale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular