BallinaAktualitetVIDEO/Polici dhe mjeku shtyjnë makinën e ambulancës, në përpjekje për ta ndezur

VIDEO/Polici dhe mjeku shtyjnë makinën e ambulancës, në përpjekje për ta ndezur

Kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se investimet në sistemin shëndetësor plotësojnë kërkesat e qytetarëve dhe nuk ka të krahasuar me situatën para vitit 2013.

Por një video e siguruar nga “Panorama.al” në spitalin e Traumës, në Tiranë, tregon të kundërtën. Kjo sepse shohim se gjendja e makinave të ambulancës nuk është ajo që trumbetohet shpeshherë.

Një polic dhe një mjek i ambulancës që e shtyjnë atë në përpjekje për ta ndezur, nuk është pamja që do donim të shihnim sidomos në këtë situatë të vështirë të shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Tashmë kur ambulancat duhet të jenë në gatishmëri të plotë dhe t’i përgjigjen thirrjeve të qytetarëve, po shohim se ato nuk janë në gjendje as të ndizen vetë. Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular