BallinaAktualitetDenoncimi i gazetares: Policia po i ndalon gratë më shumë për t’u...

Denoncimi i gazetares: Policia po i ndalon gratë më shumë për t’u marrë numrat e telefonit, se sa për t’i gjobitur

Gazetarja dhe aktivistja, Arta Avdiu, ka hedhur kritika në drejtim të Policisë së Kosovës, duke thënë se efektivët po i ndalojnë gratë gjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID, për t’ua marrë numrat e telefonit.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se policët më shumë po i ndalojnë gratë për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar.

“Një numër i madh i policëve në KS, janë tu e keqpërdorë detyrën zyrtare për përfitime seksuale. Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit, sesa që ato kanë bërë shkelje. Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata po i dënojnë”, ka shkruar ajo.

Aktivistja më tej thotë se ky është problem shumë serioz, e që shteti duhet të reagojë menjëherë. “Këtë po e deklarojnë plot gra edhe vajza!”, ka shkruar ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular