BallinaKronikeIsh-ortak në një kompani çeke/Kush është biznesmeni Ilir Zelka që u vra...

Ish-ortak në një kompani çeke/Kush është biznesmeni Ilir Zelka që u vra në Brazil

Ilir Zelka është shqiptari që sot u ekzekutua në Brazil teksa hante mëngjes në një bar-restorant me emrin Zurich në Sao Paolo.

Zelka prej 20 nëntorit sipas mediave braziliane, qëndronte në një hotel në Jardins, qendra e qytetit teksa rezulton se ka pasur firmë private në Çeki.

Saktësisht kompania mban ende mbiemrin e tij dhe është regjistruar në Çeki.

Më 9 mars të 2019 ai ka hequr dorë si ortak. Ndërkohë sa i përket vrasjes së tij, menaxheri i bar-restorantit, Osmar Américo dos Santos ka dëshmuar se deri para dy javësh shqiptari vinte në bar-restorant dhe porosiste 3 vakte në ditë.

Ai u transportua me ambulancë në spital, por kishte marrë disa plagë në trup dhe nuk mbijetoi dot.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular