BallinaSportFutbollisti zvicerian humb mendjen, godet me grusht “yllin” e Romës (VIDEO)

Futbollisti zvicerian humb mendjen, godet me grusht “yllin” e Romës (VIDEO)

Roma po kalon një moment të mirë në Europa League, teksa edhe mbrëmjen e djeshme mori një fitore pa shumë vështirësi, kur mposhti në shtëpi me rezultatin 3-1, Jang Bojs duke siguruar kualifikimin.

Zvicerianët nuk bënë shumë rezistencë, ndërsa edhe nervat duket se në fund të takimit nuk iu mbajtën duke qenë se futbollisti Mohamed Ali Kamara, goditi me grusht Henrik Mkitarjan.

Për fat të mirë, goditja nuk e lëndoi shumë armenin, i cili për një moment mendoi edhe të vetëmbrohej, por me ndërhyrjen e arbitrit që menjëherë i tregoi të kuqin Kamara, gjithçka u shua. Një gjest i dënueshëm nga lojtari i Jang Bojs duke harruar kështu për një moment Fair Play-in.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular