BallinaKronikeFuten ilegalisht në Greqi, aksidentohen me motor, rëndë një grua

Futen ilegalisht në Greqi, aksidentohen me motor, rëndë një grua

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti me motor në afërsi të kufirit greko-shqiptar të Qafë Botës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele ( 6 dhjetor) në afërsi të fshatit Filati në Greqi.

Një 43-vjeçare është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital në Janinë ndërsa drejtuesi i motorit është shoqëruar në komisariat.

Drejtuesi i mjetit që shoqëronte me motor 43-vjeçaren me iniciale A.K. mësohet se kishin hyrë ilegalisht në shtetin fqinj.

Burime policore konfirmojnë se ajo synonte të shkonte për punë në Greqi pa dokumente.

Ndërkohë nuk ka ende informacion se si kanë kaluar kufirin greko-shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular