BallinaAktualitetPërfundojnë ditët me diell, vendin e pret një javë e vërtetë dimërore....

Përfundojnë ditët me diell, vendin e pret një javë e vërtetë dimërore. Parashkimi 5 ditët e ardhshme

Vjeshta e gjatë, që na dhuroi ditë të ngrohta me diell që na shoqëruan edhe në ditët e para të dhjetorit, duket se mbaroi.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, java e ardhshme do të sjellë në vend dimrin.

Që prej orëve të para të ditës së hënë e deri në mesditë reshjet e shiut, shtrëngatat me rrufe lokale do të jenë të pranishme në të gjithë vendin. Në lartësitë mbi 1300m do të ketë reshje bore.

Përkohësisht situata vjen në përmirësim ditën e martë, ku vranësirat dhe dielli do të jenë dominuese. Në pjesën bregdetare do të ketë reshje lokale.

Përfundojnë ditët me diell, vendin e pret një javë e

Kushtet meteorologjike do të përkeqësohen sërish të mërkurën duke sjellë reshje shiu dhe në formën e rrebesheve me rrufe. Reshjet e dëborës, do të rikthehen përsëri në lartësitë mbi 1300m.

Prej ditës së enjte e deri të premten në mbrëmje do të ketë përgjithësisht mot me alternime vranësirash e kthjellimesh të cilat hera herës do të pasohen nga reshje shiu dhe dëbore të dobët në male.

Era parashikohet me drejtim kryesor juglindjen e cila hera herës do të fitojë intensitet përgjatë pjesës bregdetare, luginave dhe në momente me shtrëngata, duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular