Në një kohë kur në Fier vetëm në dy ditët e fundit numërohen më shumë se 200 qytetarë të prekur nga Covid 19, bashkia e qytetit ka vendosur të ndezë dritat e pemës së Krishtlindjeve.
Por kjo ceremoni është shoqëruar me një grumbullim masiv qytetarësh të cilët jo vetëm që nuk kanë respektuar numrin e lejuar prej 10 personash, por nuk kanë pasur asnjë distancim social.
Qytetare të moshave të ndryshme si dhe fëmijë të cilët edhe pse mbanin maskat mbrojtëse distancë sociale mes tyre nuk ka pasur.