BallinaAktualitetMbi 570 milionë lekë pasuri, a do ta kalojë Vetting-un gjyqtarja Rilinda...

Mbi 570 milionë lekë pasuri, a do ta kalojë Vetting-un gjyqtarja Rilinda Selimi?!

Gjyqtarja Rilinda Selimi nga Gjykata Administrative e Apelit do të përballet të enjten më 10 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Olsi Komici, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj.

Rilinda Selimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar përgjatë një dekade si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2010, Selimi është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Rilinda Selimi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Rilinda Selimi për vitet 2003-2017.
Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Rilinda Selimi deklaronte pasuri me vlerë 600 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 57.8 milionë lekëve.

Familja Selimi deklaron pasuri të patundshme me vlerë 45.7 milionë lekë, mes së cilave edhe një pikë karburanti në bashkëpronësi në Lungomare të Vlorës, likujditete bankare prej 5.6 milionë lekësh, automjet me vlerë 420 mijë lekë dhe kursime në cash prej 471 mijë lekësh. Gjyqtarja Selimi deklaron gjithashtu huadhënie në vlerën e 5.6 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare deri në fund të vitit 2017 janë 62.5 milionë lekë, nga të cilat paga e Znj. Selimi zë rreth 21% të totalit, ndërsa paga e bashkëshortit të saj, ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi zë 28% të totalit.

Të ardhurat nga pika e karburantit dhe nga qiratë zënë 40% të të ardhurave totale, ndërkohë që 7.8% e të ardhurave  burojnë nga shitja e pasurive të patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Subjekti Rilinda Selimi rezulton familjarisht me burime të pajustifikuara financiare për vitet 2013 dhe 2014; përkatësisht në shumat 12.8 milionë lekë dhe 600 mijë lekë. Në këtë analizë nuk janë përfshirë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen me mospërputhjen e deklarimeve mbi likujditetet bankare, transaksionet në blerjen e një pike karburanti si dhe vlerat e konsiderueshme të dhëna hua.

Më konkretisht në vitet 2006 dhe 2013 deklarohen pakësim i likujditeteve bankare në vlera më të larta sesa gjendja e deklaruar në vitet e mëparshme.

Gjithashtu në vitin 2013, bashkëshortët Selimi deklarojnë kontratën e blerjes me rezervë të pikës së karburantit me çmim 250 mijë euro. Kjo pronë është dhënë me qira dhe për periudhën 2013-2017 ka siguruar të ardhura prej 24.3 milionë lekësh.

Në vitin 2017, subjekti deklaron pakësimin e llogarisë bankare të përbashkët në vlerë 42,500 euro, me qëllim huadhënie ndaj bashkëpronarit të karburantit, sipas një kontratë huaje të nënshkruar në 27 dhjetor 2017./ reporter.al

Mbi 570 milionë lekë pasuri, a do ta kalojë Vetting-un gjyqtarja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular