BallinaAktualitetSandër Lleshaj pyetet për një konflikt verbal me Ramën në mbledhjen e...

Sandër Lleshaj pyetet për një konflikt verbal me Ramën në mbledhjen e qeverisë: S’kam patur marrëdhënie të…

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj tha se e kishte dhënë dorëheqjen nga posti si detyrim moral për shkak se kishte përjetuar humbjen e një fëmije.

Lleshaj u pyet në “Opinion” edhe për një konflikt verbal me kryeministrin Rama në një mbledhje qeverie, ndërsa thekson se me kreun e qeverisë nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të “ngrohta”.

Pjesë nga deklarata: 

FevziuVazhdimisht është folur që ju keni pasur një konflikt me kryeministrin Rama, madje verbal në një mbledhje qeverie.

Lleshaj: Nuk ka pasur vend për të më hequr qafe askush, sepse unë nuk jam një person që hiqem qafe lehtësisht. Nuk kam ndonjëherë marrëdhënie të ngrohta me kryeministrin. Qëllimi është i thellë. Unë kam pasur fatin e keq që ta kuptoj vetë se çdo të thotë fëmijë.

Jam i prekur nga fakti që një familje shqiptare me shumë dinjitet ka humbur një fëmijë për shkak të veprimit të gabuar të një punonjësi të policisë së shtetit. Ky është vendimi moral që më ka shtyrë të marrë këtë vendim. Nuk ka asnjë kalkulim fare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular