BallinaKryesorePasuritë milionere të Maradonës, e bija ilegale e tij bën kërkesën e...

Pasuritë milionere të Maradonës, e bija ilegale e tij bën kërkesën e çuditshme

Beteja ligjore për trashëgiminë e yllit të shuar të futbollit Diego Maradona po ashpërsohet dita-ditës, teksa një e re italiane pretendon se është “fëmijë i fshehtë dashurie” i legjendës dhe kërkon ‘të drejtën universale’ për të ditur nëse ai është babai i saj.

Magali Gil thotë se nuk do të tërhiqet kurrë derisa të mësojë të vërtetën, çka mund t’i sjellë asaj një copë të pasurisë prej më shumë se 40 milionë euro të lënë nga i ndjeri.

Ajo thotë se do të kryejë testet e ADN-së për të provuar se superstari argjentinas është babai i saj.

“Ka qenë gjithmonë një çështje e thjeshtë e konfirmimit të identitetit tim; për të ditur nëse Diego Maradona është babai im biologjik. Kjo është një e drejtë universale për secilin nga ne, për këdo në botë”, thotë ajo në një video të publikuar në rrjet.

Magali, nënë e një fëmije, është rritur nga prindër adoptues, por në vitin 2018 nëna e saj biologjike i tha se ishte bija e Diegos.

Ajo thuhet se është një nga katër fëmijët e jashtëligjshëm të yllit të sportit Maradona, i cili vdiq në fund të muajit të shkuar në moshën 60 vjeçare nag një atak kardiak.

Maradona ka si fëmijë Diego Jnr 34 vjeç, Dalma, 32vjeçe, Gianinna, 30, Jana, 23 dhe djalin shtatë vjeçar Diego Fernando.

Por përveç Magali pretendues të atësisë së Maradonës janë edhe Santiago Lara 19 vjeç, dhe ‘treshja kubane’ Joana, Lu e Javielito.

Vitet e fundit Maradona kishte njohur djalin e tij të rritur Diego Junior, të lindur nga një histori jashtë-martesore me modelen italiane Cristina Sinagra, si dhe 23-vjeçaren Jana e cila takoi babain e saj vetëm gjashtë vjet më parë, pas një beteje të ashpër ligjore nga e ëma Valeria Sabalain.

Maradona ka gjithashtu dy vajza nga ish-gruaja e tij, 32-vjeçaren Dalma dhe 30-vjeçaren Gianinna, si dhe një djalë shtatë-vjeçar të quajtur Diego Fernando nga ish-e dashura Veronica Ojeda.

Vdekja e Diego Maradona mund të nisë një betejë të ashpër për pronat e tij.

Para se të vdiste një nga bijat e tij thoshte me shaka se fëmijët mund të formojnë një njëmbëdhjetëshe fantastike futbolli, kur një argjentinase 23 vjeçare u njoh si vajza më e fundit që prendonte se ishte bija e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular