BallinaBotaCMG-ja zhvillon Forumin e Bashkëpunimit Mediatik “Partneriteti europian” 2020

CMG-ja zhvillon Forumin e Bashkëpunimit Mediatik “Partneriteti europian” 2020

Forumi i Bashkëpunimit Mediatik “Partneritet europian” 2020, i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) u mbajt permes videos. Kryetari i CMG-së Shen Haixiong vuri theksin te ruajtja e multilateralizmit dhe thellimi i dialogut e shkëmbimeve, për të ndërtuar së bashku partneritetin mediatik kino-europian.

Shen paraqiti tre sugjerime për bashkëpunimin mes mediave kineze dhe europiane: të thellohet bashkëpunimi për raportimin e luftës kundër pandemisë, të nxiten shkëmbimet dypalëshe e të forcohet ndërtimi i sistemit të bashkëpunimit.

“Kina dhe Europa mbështetin e zbatojnë multilateralizmin dhe duhet të forcojnë më tej bashkëpunim antiepidemik për të nxitur së bashku rimëkëmbjen ekonomike globale dhe përballimin e përbashkët të ndryshimit klimatik etj. Kina dhe Europa kanë konsensus të gjerë dhe shumë interesa të përbashkët. Gjërat për të cilat kemi konsensus janë më të shumta se mosmarrëveshjet. Dialogu, shkëmbimet dhe bashkëpunimi mediatik ndërmjet Kinës dhe Europës po futen në një epokë të re, duke u bërë më të ngushtë dhe më pragmatikë,” shtoi Shen.

Kryetari i CMG-së dhe 23 përfaqësues të mediave europiane publikuan “Deklaratën e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit mediatik”, duke u bërë thirrje mediave kineze dhe mediave europiane që të marrin përgjegjësinë për përhapjen e informacionit publik, dhe të ndihmojnë bashkësinë ndërkombëtare në bashkëpunimin kundër pandemisë së COVID-19. Të dy palët do të thellojnë konsensusin në praktikë, do të forcojnë më tej bashkëpunimin, do të nxitin zhvillimin e qëndrueshëm e të shëndetshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Europë dhe do të ndërtojnë bashkësinë e përbashkët shëndetësore të njerëzimit. Ato do të ndërtojnë gjithashtu mekanizmin e forumit për bashkëpunimin mediatik Kinë-Europë, duke nxitur një bashkëpunim dypalësh më efektiv dhe më pragmatik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular