BallinaBotaKina merr masa te reja për përballimin e ndryshimit të klimës

Kina merr masa te reja për përballimin e ndryshimit të klimës

Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti të shtunën një videofjalim në Samitin e Ambicies për Klimën me titull “Vazhdojmë trashëgiminë – Fillojmë fazën e re përballë ndryshimit global të klimës”. Në këtë fjalim ai shpalli një varg masash të reja të Kinës për përballimin e ndryshimit global të klimës.
Xi Jinping-u theksoi se para pesë vjetëve, liderët e vendeve të ndryshme, me vendosmërinë e mençurinë më të madhe politike, nënshkruan “Marrëveshjen e Parisit” mbi përballimin e ndryshimit të klimës. Gjatë këtyre vjetëve, kjo marrëveshje ka hyrë në fazën e zbatimit, duke siguruar përkrahjen dhe pjesëmarrjen e gjerë të bashkësisë ndërkombëtare. Tani struktura ndërkombëtare po evoluon me shpejtësi, epidemia e koronavirusit të ri ka sjellë një reflektim të thellë mbi marrëdhëniet midis njeriut e natyrës dhe e ardhmja e qeverisjes globale të klimës ka tërhequr më shumë vëmendje.
Presidenti kinez  paraqiti tre propozime.
Së pari, bashkim për krijimin e situatës së re të qeverisjes së klimës me bashkëpunim e përfitime të përbashkëta. Përballë sfidës së ndryshimit të klimës, fatet e njerëzimit janë të lidhura ngushtë. Pala kineze mirëpret që vendet e ndryshme të përkrahin “Marrëveshjen e Parisit” dhe të japin kontribut më të madh përballë ndryshimit të klimës.
Së dyti, forcimi i ambicieve për krijimin e një mekanizmi të ri të qeverisjes klimatike. Vendet e ndryshme duhet të ndjekin parimin e përgjegjësive të përbashkëta, por të ndryshme, dhe të shtojnë masat sipas situatës dhe aftësisë së tyre. Vendet e zhvilluara duhet t’u ofrojnë vendeve në zhvillim mbështetje në financim, teknologji dhe ndërtimin e kapaciteteve.
Së treti, forcimi i besimit dhe këmbëngulja në konceptin e ri të përtëritjes së gjelbër në qeverisjen e klimës. “Duhet të mbështesim me forcë një stil jetese të gjelbër e me lëshim të ulët karboni dhe të kërkojmë mundësi zhvillimi e motivim nga zhvillimi i gjelbër”, tha kreu i shtetit kinez.
Xi theksoi gjithashtu se Kina ka dhënë kontribut për nënshkrimin e “Marrëveshjes së Parisit” mbi përballimin e ndryshimit të klimës dhe është zbatuese aktive e kësaj marrëveshjeje. “Këtu dëshiroj të shpall se Kina do të ulë lëshimin e saj të dioksidit të karbonit për njësi të PBB-së me mbi 65 për qind krahasuar me 2005-n, do të rrisë pjesën e karburanteve jofosile në konsumin e energjisë parësore në rreth 25 për qind, do të rrisë vëllimin e rezervës pyjore me 6 miliardë metra kubë në krahasim me nivelin e 2005-s dhe do ta shtojë kapacitetin e përgjithshëm të instaluar të energjisë diellore dhe të energjisë së erës në mbi 1.2 miliard kilovatë”, tha Xi.
Samiti i Ambicies për Klimën u organizua nga OKB-ja dhe vendet përkatëse për të përkujtuar 5-vjetorin e nënshkrimit të “Marrëveshjes së Parisit”, për të mobilizuar komunitetin ndërkombëtar që të forcojë veprimet lidhur me klimën dhe për të nxitur procesin e multilateralizmit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular