BallinaIntervistaFlet Sali Berisha: Në rini kam dashur të bëhem..

Flet Sali Berisha: Në rini kam dashur të bëhem..

Ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është sot në emisionin “Opinion” në një intervistë të realizuar me gazetarin Blendi Fevziu. Ai ka rrëfyer momentet e tij të para në politikë, ndërsa tha se në rininë e hershme pasioni i tij kishte qenë letërsia.

Pjesë nga intrervista:

Fevziu: Kanë kaluar 30 vjet nga dhjetori 1990. Një kohë e gjatë tre dekada. Duket se është muaji që ndau në dysh jetën tuaj. Një jetë në karrierën e mjekut për thuajse 2 dekada e gjysmë dhe më pas si politikan. A keni patur passion për politkën gjatë kohës që ishit mjek?

Berisha: Së pari me lejo të theksoj që e ke shumë të saktë. Ka një amputim të jetës së gjithë shqiptarëve nga jeta në diktaturrë dhe në shtypje, tek  jeta në liri. Në dhjetor shqiptarët kanë një ditëlindje të dytë dhe kjo është ditëlindja në liri.

Fevziu: E ndau jetën e gjithsecilit në sistem totaliatar dhe system të lirë…

Berisha: Revolucioni i dhjetorit ndau jetën në dy etapa.

Fevziu: Siç thotë Regani, në një periudhë kur vendimet pë rjetën e njeriut i merrte shteti dhe më pas kur vendimet për jetën i merrnit vetë.

Berisha: Kalimin e shqiptarëve nga mbretëria e frikës në atë të lirirsë.

Fevziu: Mjekësia ishte pasion apo u gjendët rastësisht?

Berisha: Mjekësia ishte një pasion i jashtëzakonshëm por në vitet e rinisë së hershme, pasioni absolut ishte letërsia dhe gjuha. Unë doja me çdo kusht të bëhesha një kritik letrar, pasi në fëmijërinë e hershme kisha dështuar të bëhesha shkrimtar i respketuar.

Fevziu: Një lloj psaioni është rikthyer në postimet në Fb ku nuk mungojnë atsmosferat letrare.

Berisha: Kam shkruar gjithë jetën edhe në diktaturë kam shkruajtur artikuj mjekësorë.

Kam shkruar në vitin 1991,  150 artikuj në RD-në, me emrin tim ose pseudonim. Nuk kishte Facebook atëherë se të kish patur e kisha ndezur flakë fare.

Fevziu: Por përfunduart mjek?

Berisha: Përfundova mjek se nuk kisha mundësi të ndiqja gjimnazin, që ishte kusht. Përfundova një shkollë mjekësore të mesme në Tiranë e cila automatikisht më çonte drejt Fakultetit të Mjekësisë. Por pasioni është një gjallesë, një tërësi ndjenjash që spostohet. Atë pasion që kisha për letrat, aty nga viti i dytë i fakultetit, për shkak të biologjisë formale dhe kimisë ai pasion u kthye në mjekësi.

Fevziu: Hytë brenda një pasioni që s’e dinit, por ju pushtoi.

Berisha: U transformua ai lloj pasioni imi i tëri, në një përkushtim të jashtëzakonshëm tek të sëmurët.

Fevziu: Kardiologjinë e zgjodhët apo ju ra të shkonit?

Berisha: Edhe ktu nuk e zgjodha vetë. Unë kisha zgjedhur pediatrinë dhe do të mbahesha në katedër sipas premtimeve që më kishte bërë prof. Selaudin Bekteshi. Por pasi u mbajta në fakultet, ndërhyrja e professor Ylli Popës, qe që unë të merrja ishte një lëndë që ka qenë si të thuash filozozofia e mjekësisë, fiziologjinë patologjike dhe ndërkohë të specalizohesha në kardiologji. Ylli Popa kishte autoritet të madh në atë kohë u vendos kjo. E kisha shumë passion pediatrinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular