BallinaBotaTentativa për të bindur skeptikët/Çfarë pritet qëTrump dhe Pence të bëjnë live...

Tentativa për të bindur skeptikët/Çfarë pritet qëTrump dhe Pence të bëjnë live ne TV

Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të bëjë vaksinën e koronavirusit javën e ardhshme, thanë zyrtarët e ekipit të tranzicionit të mërkurën, ndërsa autoritetet amerikane përpiqen të konsolidojnë besimin e publikut tek vaksinat që pritet të frenojë pandeminë vdekjeprurëse.

Nënpresidenti Mike Pence do ta bëjë vaksinën të premten, tha Shtëpia e Bardhë.

Si presidenti i zgjedhur Biden, ashtu edhe Nënpresidenti Pence do t’i bëjnë vaksinat publikisht, në një përpjekje për të rritur besimin në sigurinë e vaksinës, e cila do të vihet gjerësisisht në dispozicion të publikut vitin e ardhshëm.

Biden pritet ta marrë kurën në transmetim të drejtpërdrejtë.

“Dua të sigurohem që t’i demonstrojmë popullit Amerikan se vaksina është e sigurt të merret”, tha Biden  të Mërkurën. Biden, 78 vjeç, është në një kategori me rrezik të lartë për koronavirusin për shkak të moshës së tij.

Zv.presidentit Pence do ti bashkohet edhe bashkëshortja e tij, Karen dhe zyrtari më i lartë shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Jerome Adams, të cilë do të vaksinohen të premten, tha Shtëpia e Bardhë.

Mediat raportojnë gjithashtu, se edhe presidenti Donald Trump do ta marrë vetë vaksinën sapo ekipi i tij mjekësor të përcaktojë se kur është më mirë, tha të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular