BallinaAktualitetVarianti i ri i Covid, ekspertët: Ka dalë jashtë kontrollit, duhet kujdes...

Varianti i ri i Covid, ekspertët: Ka dalë jashtë kontrollit, duhet kujdes i madh. Apeli i ministrit britanik

Varianti i ri i Covid-19, i cili bëri që qeveria e Mbretërisë të Bashkuar të vendosë një bllokim të ri në Londër dhe Anglinë juglindore gjatë festave të fundvitit, është “jashtë kontrollit” tha të dielën Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock.

Hancock tha se varianti i ri, i cili mund të përhapet më shpejt se llojet e tjerë, por nuk është më i rrezikshëm, duhet mbajtur nën kontrolluar.
Ministri i Shëndetësisë e quajti bllokimin e ri “një fund të tmerrshëm për atë që ka qenë një vit i vështirë”.

“Të gjitha masat që kemi në vend, na duhen më shumë për të kontrolluar përhapjen e variantit të ri sesa kemi bërë për të kontrolluar përhapjen e variantit të vjetër,” shtoi ai, në përgjigje të masave aktuale.

Pjesë të mëdha të Anglisë juglindore, përfshirë Londrën, janë tashmë nën kufizime më strikte, në përpjekjen për të frenuar përhapjen e virusit që siç thuhet, ka një nivel përhapje,70 për qind më të lartë.

Qytetarëve iu kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe grumbullimet do të limitohen në vetëm 1 person tjetër në ambiente të hapura.

Përvecse se Holandë, versioni i ri i covid-19 është shfaqur edhe në Danimarkë dhe Australi. Ndërkohë Blegjika ka pezulluar fluturimet dhe udhëtimet nga Britania e Madhe për të paktën 24 orë. Edhe Gjermania ka njoftuar të njëjtat masa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular