BallinaKronikeAksident i rëndë në Lushnje/ Dy të rinjtë me Audi Q5 fluturojnë...

Aksident i rëndë në Lushnje/ Dy të rinjtë me Audi Q5 fluturojnë mbi 100 metra në ajër dhe…

Një automjet ku udhëtonin dy të rinj, ka kapërcyer barrierat e autostradës dhe ka fluturuar mbi 100 metra në ajër duke përfunduar në një oborr banese shumë larg rrugës.

Ngjarja ndodhi në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.

Makina është shkatërruar tërësisht ndërsa dy të rinjtë janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.

Sipas burimeve të para të informacionit thuhet se ka qënë një automjet tip Audi Q5 me targa AA 189 CZ.

Automjeti ka dal nga rruga si rezultat i shpejtësisë dhe pasi ka kaluar barrierat mbrojtëse të rrugës ka hyrë në oborrin e banesës që ndodhej anës rrugës.

Në automjet udhëtonin dy djem të rinjë të cilët mbetën të plagosur e po marrin mjekimin në spitalin e Lushnjes.

Disa vite më parë si ky rast makina i mori jetën një të moshuare në oborrin e banesës së saj.

Në vëndngjarje ka shkuar policia e po kryen veprimet ligjore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular