BallinaAktualitetVideo shokuese/E përdhunoi dhe e mbyti, momenti kur burri nxjerr trupin e...

Video shokuese/E përdhunoi dhe e mbyti, momenti kur burri nxjerr trupin e vajzës së re me valixhe nga hoteli

“The Sun” ka publikuar një video dramatike, ku tregohet vrasësi i një vajze të re, teksa nxjerr trupin e saj nga një hotel, pasi e mbyti atë.

Jesse Kempson vrau Grace Millane pas një takimi, pasi ishin njohur në rrjetin Tinder, ndërsa trupin e saj e futi në një valixhe.

Ai shihet teksa hipën në ashensor, ndërsa valixhen e ka vendosur në një karrocë që përdoret për të transportuar bagazhet e klientëve në hotel.

Më pas, trupi e të resë ai e transporton nëpërmjet një kamionçine në një pyll, ku dhe e varros.

Autori është arrestuar dhe është në pritje të dënimit, ndërsa vetëm tetë muaj para se të vriste Grace, ai kishte përdhunuar edhe një tjetër turiste britanike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular