BallinaBotaVarianti i ri Covid/Hong Kongu ndalon hyrjen e vizitorëve nga Britania

Varianti i ri Covid/Hong Kongu ndalon hyrjen e vizitorëve nga Britania

spot_img
spot_img

Hong Kongu do të ndalojë hyrjen e vizitorëve të cilët kanë qëndruar për më shumë se dy orë në Britani gjatë dy javëve të fundit, efektive nga mesnata e së hënës, për të shmangur variantin e ri të virusit Covid-19 të raportuar në këtë vend.

Njoftimi u bë nga sekretarja për Ushqimin dhe Shëndetësinë në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, Sophia Chan, gjatë një konference shtypi, duke njoftuar masat e reja për ndalimin e fluturimeve nga Britania, shkruan “China Daily”.

Udhëtarëve, të cilët kanë mbërritur tashmë në Hong Kong, do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi për shtatë ditë dhe të bëjnë një tjetër test virusi pasi të përfundojë karantina e tyre e detyrueshme në hotele.

Ndërsa infeksionet e reja dhe të pagjurmueshme mbeten të larta, Hong Kongu është në momentin më të rëndë dhe vendimtar të luftimit të Covid-19, tha Chan, duke u bërë thirrje banorëve të reduktojnë tubimet dhe të qëndrojnë vigjilentë gjatë kësaj periudhë festive.

Masat ekzistuese të distancimit social do të shtyhen deri më 6 janar, duke përfshirë mbylljen e bareve, mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe limitimin e grupimeve në ambientet publike. (Irma)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular