BallinaAktualitetHoroskopi 23 Dhjetor 2020, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi 23 Dhjetor 2020, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Ju këtë të mërkurë do të hyni në ditën më të rëndësishme të javës. Me jupiterin në njërin krah dhe Diellin në krahun tjetër çdo gjë do të shkojë shumë mirë sot. Dashuria dhe ndjenja kthehen në fushën sentimentale, përfitoni nga momenti i favorshëm dhe shijoni çdo moment krah njeriut të zemrës.

Demi

Një ditë e shkëlqyer ju pret. Tregoni një interes më të madh në investimet dhe biznesi juaj do të pësojë rritje. Mos shpenzoni para për blerje të panevojshme, pra investoni aty ku duhet dhe blini çfarë keni nevojë. Një mbrëmje familjare do t’ju shkëputë nga tensioni i ditëve të fundit.

Binjakët

Ata Binjakë të cilët kanë një periudhë kohore të gjatë në një marrëdhënie duhet të tregojnë kujdes. Jupiteri do t’ju godasë dhe problemet do vijnë andej nga ju se prisni. Nga ana tjetër, ata që janë vetëm nuk mund të gjejnë personin e duhur, asgjë nuk është në faorin tuaj. Këto ditë të fundit të dhejtorit do të jenë të mbushura plot stres për ju.

Gaforrja

Disa ndryshime në profesionin tuaj do t’ju çojnë në rrugën e duhur. Ata që janë në një lidhje do të kenë disa luhatje të vogla humori, gjë e cila do të sjellë probleme në lidhjen tuaj. Ju i jepni më shumë vëmendje punës tuaj sesa partnerit dhe kjo gjë e mërzit atë. Filloni të ndryshoni!

Luani

Që në momentin që të hapni sytë shumë ide do t’ju vijnë në mendje. Gjatë gjithë ditës ju do të ngrini zërin në situata të caktuara dhe do ti tregoni të gjithëve që ju jeni aty dhe keni të drejtë. Disap robleme të vogla me shëndetin do t’ju shqetësojnë paksa,mirëpo mos u alarmoni mjafton një dietë dhe ushqim i mirë dhe çdo gjë do të kalojë.

Virgjëresha

Për të qenë të sigurt në atë që po bëni, filloni të studioni dhe të merrni ide nga personat rreth jush. Kushdo që është në konflikt me ju mund t’ju bëjë dëm deri në fund të javës, prandaj tregoni kujdes dhe zgjidhni miqtë që mbani afër vetes.  Një kujdes të veçantë duhet të tregoni dhe me financat tuaja, mos shpenzoni vend e pa vend.

Peshorja

Çdo ditë dhe më shumë ju po vini re se njerëzit që keni afër vetes janë “fake”. Kolegët me të cilët shoqëroheni nuk ju japin hapësirën për të cilën ju keni nevojë për të shprehur idetë tuaja. Partneri juaj sot do t’ju këshillojë dhe çdo gjë e ka për të mirën tuaj.

Akrepi

Kjo është dita më e mirë për të zgjidhur disa probleme, por së pari është më mirë të shmangni situatat e tensionuara dhe nëse ndodh ndonjë e tillë përgatiteni veten që të jeni të qetë. Disa probleme në punë do t’ju bëjnë që të anuloni planet me partnerin.

Shigjetari

Problemet dhe çështjet e pazgjidhura duhet të adresohen menjëherë, shmangni ndërmarrjen e veprimeve sepse mund të keni disa probleme. Jeni në një periudhë disi të trazuar dhe madje edhe në dashuri keni dyshime nëse duhet të vazhdoni marrëdhënien tuaj apo jo. Beqarët do të kenë një ditë të qetë pa shumë lëvizje. Financat për ju këtë të mërkurë do të jenë më mirë se asnjë ditë tjetër.

Bricjapi

Më në fund do të shihni disa përmirësime. Pas gjithë atyre ditëve të ngarkuara Yjet do të buzëqeshin për ju. Mos u tregoni shumë të diskutueshëm, jini më fleksibël. Disa projekte të menduara do filloni ti vendosni në zbatim.

Ujori

Shumë tensione dhe probleme ju dalin në rrugë. Përpiquni të jeni shumë të qetë dhe të reflektoni për gjërat që thoni. Ju nuk mund ta kuptoni se cili është problemi juaj në të vërtetë, merrni ndihmë nga miqtë dhe familja.

Peshqit

Gjatë gjithë ditës së sotme do të keni shume polemika dhe debate me kolegët.  Do të jetë paksa një situatë e lodhshme  nga e cila do të kërkoni të dilni sa më parë. Një udhëtim ju pret prandaj filloni përgatitjet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular