Faik Zeqja është 51-vjeçari që mbeti i plagosur në këmbë pasditen sotme në Dibër, ndërsa janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja.
Bëhet me dije se 51-vjeçarit i është bërë pritë nga tre persona të maskuar në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë.
Fillimisht me s tyre ka patur një konfrontim fizik, më pas njëri prej tre personave të maskuar, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 51-vjeçarin, i cili mori një plumb në këmbë.
Ka qenë vetë Zeqja që, i plagosur, ka shkuar në spital, ndërsa ndodhet në jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet.