BallinaKryesoreShow-n dhe propagandën e dalë boje të Ramës dhe sojit të tij,...

Show-n dhe propagandën e dalë boje të Ramës dhe sojit të tij, nuk e beson më askush

Nga Orjola Pampuri

Zakonisht fundviti sherben edhe per bilancet mbi ate cfare eshte bere, cfare duhet bere apo cfare duhej bere me mire, kjo sherben dhe si reflektim mbi ate cfare mund dhe duhet te permiresohet ne vitin e ardhshem. E gjithe kjo duhet te jete puna e nje qeverie normale qe punon per qytetaret dhe eshte ne sherbim te qytetareve te saj, por jo per kete qeveri qe prej 7 vitesh e me shume, nuk ka menduar asnje moment per qytetaret e saj. Qeveria e Edi Rames nuk ka bere asgje, e s’mund te beje me asgje. 2 mandate jane koha e mjaftueshme per te bere shume, dhe eshte e pafalshme te mos besh asgje.
Ne 7 vite duhet tu kishte garantuar nje pension dinjitoz pensionisteve, te pakten aq sa marrin pensionistet ne vendet fqinj.
Mjeket ne mes pandemise i la ne balte, pa masa mbrojtese, pa kushte, pa paga dinjitoze, numri me i madh i mjekeve te larguar shenohet ne keto 7 vite, nuk i mbrojti, nuk denjoi te marre persiper trajtimin e vecante te tyre ne rast se do te prekeshin nga Covidi, Shqiperia numeron numrin me te madh te mjekeve qe kane humbur jeten nga Covidi, dhe sot kur e gjithe Bota ka nisur vaksinimin e mjekeve, kryeministri i genjen duke i pare ne sy ata te cilet perballen ne cdo moment te pambrojtur me Covid 19.
Nuk denjoi te siguronte asnje kontrate 3 muaj me pare, kur opozita i propozoi te bente ate qe fqinja jone Greqia kish bere duke kontraktuar me Astra Zenecen per Vaksinen, e shume vende te tjera po lobonin e i mbyllen kontratat me kohe, duke nisur vaksinimin, ndersa Edi Rama u tall ne menyren me te paskrupullt me shqiptaret duke i thene qe udhetimi ne Amerike ishte per te soguruar vaksinen, nderkohe ishte per arsye e qellime te tjera mes tyre dhe per shopping. Nje turp, qe vetem ai dhe soji i tij mund ta pertype. Shqiperia eshte vendi ku nen menaxhimin e te paskruplltve nuk arriti te siguronte as teste ku te mbante nen kontroll, sistemin shendetesor, arsimor, te mbante nen kontroll situaten ne teresi, te shkepuste zinxhirin e transmetimit e te parashikonte masa per spitalet.
Jemi ne prag te fundvitit, ne kulmin e dimrit me temperatura te uleta dhe rreshje, perballe nje situate te pazakonte prej pandemise, por po t’i shtosh kesaj dhe qindra familje qe jetojne ne cadra, konteniere, apo me keq akoma ne banesa te shpallura te pabanueshme nga termeti, situata behet edhe me e trishte. Te mendosh qe ka kaluar nje vit, dhe pervec showt me disa familje, shume te tjera jetojne ne mjerim. Ku shkuan parate, donacionet per perballimin e situates nga termeti, me te cilat u be show nje vit me pare?
Ne keto shtate vite u mbyllen me mijera biznese te vogla, te mesme, por mbijetuan vetem miqte e klientet e Rames.
Ne keto 7 vite u rrit si kurre me pare shtresa e varfer, duke tkurrur ne maksimum apo duke larguar nga vendi shtresen e mesme.
Ne keto 7 vite nuk u ndertua asnje rruge.
U rrit ne maksimum numri i te papuneve, u rriten taksat, u rrit kosto e jeteses.
Pakenaqesia eshte shtrire kudo, e degjon nga gjithkush, nga mjeku, mesuesi, pensionisti, shitesi i marketit, biznesmeni, nga gjithkush. Edi Rama nuk mund te mendoje per nje mandat te trete, Edi Rama nuk mund te dale me perpara ketyre qytetareve te cilet i talli, i bastisi, i shiti dhe ne fund i la ne balte si asnje kryeminister tjeter ne bote, perballe Covid 19. Largimi i Edi Rames eshte domosdoshmeri qe ky vend te ece perpara, qe ky vend te kete shprese per te qene anetar i BE, qe qytetaret e ketij vendi te jetojne me dinjitet e mundesi shkollimi e punesimi ne vendin e tyre.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular