BallinaKryesoreEMRAT/Ndryshon harta e përfaqësimit të ministrave, qeveria "Rama" asnjë emër nga Veriu

EMRAT/Ndryshon harta e përfaqësimit të ministrave, qeveria “Rama” asnjë emër nga Veriu

Qeveria aktuale, praktikisht nuk ka asnjë përfaqësues politik nga zonat e Fushë-Kruja e sipër Shqipërisë. Është një zhvillim që për 30 vite ka pasur vetëm një precedent; qeverinë e Fatos Nanos në prillin 1998 kur largoi Shaqir Vukajn si ministër dhe e bëri qeverinë nga zonat si Tirana e poshtë.

Ndërkohë që në qeverinë e para pas 2013-ës, Rama kishte Ditmir Bushatin, Ilir Beqajn, Mimi Kodhelin, Lindita Nikollën, e në vijim solli, Ylli Manjanin, më pas Sandër Lleshajn, madje e çoi më tej këtë përfaqësim me dy ministra nga Kosova si Besa Shahini dhe Gent Cakaj, ekzekutivi aktual i ka të gjithë ministrat të lindur në Tiranë dhe me origjinë nga Jugu. Vetëm ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka një lidhje me Pukën, por që është jo shumë e fortë dhe vetëm kalimtare. Ajo vetëm ka lindur në këtë qytet.

Vetë Kryeministri është përfaqësues politik i Vlorës dhe si origjinë i përket jugut të vendit. Numri dy Erion Braçe, përfaqësues politik i qarkut Fier, gjithashtu i lindur në Tiranë është nga Berati me origjinë, Olta Xhaçka është përfaqësuese politike e qarkut të Dibrës, e lindur nga Tirana dhe me origjinë nga Korça. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është përfaqësues politik dhe me origjinë nga Gjirokastra. Anila Denaj, një labe “24 karat”nga Kuçi, u emërua në qeveri si eksperte pa parti. Belinda Balluku, ministre e Energjetikës, është një tiranase me taban.

Elva Margariti ka lindur në Tiranë, Milva Ekonomi, ka lindur në Tiranë dhe është përfaqësuese politike e Durrësit ku ka edhe origjinën. Arben Ahmetaj është lindur në Gjirokastër, Ogerta Manastirliu ka lindur në Tiranë, por origjinën e ka nga Korça. Blendi Klosi ka lindur në Tiranë, përfaqëson politikisht Beratin dhe origjinën e ka nga Mallakastra. Pandeli Majko ka lindur në Tiranë  por origjinën e ka nga Gjirokastra. Eduard Shalsi, ka lindur Korçë. Ku dhe ka lindur edhe i rikthyeri në qeveri Niko Peleshi.

Ministrja Elisa Spiropali është gjithashtu me origjinë nga qarku Gjirokastrës. Duket se Rama po synon të japë një sinjal politik pikërisht tek baza e PS-së, që është kryesisht në qarqet e Shqipërisë të mesme dhe të Jugut, për të marrë vota më shumë tek hambarët e elektoratit socialist sesa tek elektorati i gri, i cili duket se po rrudhet gjithnjë e më shumë nga polarizimi ekstrem.

Lista e  anëtarëve të Qeverisë

Edi Rama-lindur në Tiranë, origjina nga Vlora

Erjon Braçe- lindur në Tiranë, origjina nga Berati

Olta Xhaçka-lindur në Tiranë, origjina nga Korça

Bledi Çuçi-lindur në Tiranë, origjina nga Gjirokastra

Anila Denaj- lindur në Tiranë, origjina nga Vlora

Belinda Balluku- lindur në Tiranë

Evis Kushi- lindur në Elbasan

Etilda Gjonaj- lindur në Pukë, origjina Përmeti

Elva Margariti- lindur në Tiranë

Milva Ekonomi-lindur në Tiranë

Arben Ahmetaj-lindur në Gjirokastër

Ogerta Manastirliu- lindur në Tiranë

Blendi Klosi- lindur në Tiranë, origjina nga Mallakastra

Pandeli Majko-lindur në Tiranë origjina Korça

Eduard Shalsi-lindur në Korçë

Niko Peleshi- lindur në Korçë

Elisa Spiropali-lindur në Tiranë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular