BallinaAktualitetFestat/Lidhja Demokratike e Gruas në bashkëpunim me degët e PD, ndihma për...

Festat/Lidhja Demokratike e Gruas në bashkëpunim me degët e PD, ndihma për familjet në nevojë

Një vit i mbrapsht, situata e pandemisë, keqqeverisja i kanë ëuar shqiptarët në varfëri të tejskajshme. Mjaft familje e kanë pasur të pamundur të festojnë si herët e tjera festat këtë vit, përfshi dhe Vitin e Ri 2021. Për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë aq sa mundësi kanë pasur, degët e Lidhjes Demokratike të Gruas, organizatë partnere e PD kanë mbledhur ndihma në disa qytete. Prej ditësh ka vazhduar deri sot shpërndarja e ndihmave nga LDGSH në të gjithë vendin ku mund të përmendim degët e LDG  në Belsh dhe Cërrik kanë mundur t’u vijne në ndihmë keto ditë të fundit të vitit shumë familjeve në nevojë. Kryetarja e LDGSH Albana Vokshi ka falenderime për Shpresa Sallja dhe Desara Xhika që bënë të mundur këtë aktivitet bamirës si dhe kryetarë e të degëve që e mbështetën këtë nismë. Ndihmat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë nuk kanë munguar as në Patos ku dega e LDG kanë vajtur në disa familje me dhurata simbolike e ndihma ushqimore. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me degën nr.7 të PD Tiranë e cila gjithnjë në ndihmë të familjeve në nevojë e kësaj here sërish përmes LDG dhe mbështetjet e pakufishme të kryetarit të degës së PD!. Me rastin e festave të fundvitit edhe dega e LDG Tropojë bëri të mundur shpërndarjen e tridhjete e tre pakove ushqime në ndihmë të familjeve në nevojë! “Falenderim për çdo zonjë që kontribuoi sadopak për të mundësuar që edhe ato familje që nuk kishin mundësi, të kalojnë pak momente të gëzuara në këtë ndërrim vitesh”-thotë Albana Vokshi.
Edhe LDG Kukës në ndihmë të familjeve në nevojë duke u solidarizuar me ata që sot kanë më shumë nevojë, që janë braktisur nga shteti. As LDG Kavajë nuk ka harruar të jetë në ndihmë të familjeve në nevojë duke u solidarizuar me ata që sot kanë më shumë nevojë, që janë braktisur nga shteti.
“LDGSH, në cdo qytet, fushatë solidarizimi në ndihmë të familjeve në nevojë, në prag të vitit të ri. Siç Nënë Tereza ka thënë: “Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”-shkruan Albana Vokshi.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular