BallinaKronike‘Mami, po shkoj tek shoqja’/ Zhduken pa gjurmë dy vajza 16 vjeçare...

‘Mami, po shkoj tek shoqja’/ Zhduken pa gjurmë dy vajza 16 vjeçare në Tiranë, familjet në alarm

Dy vajza të mitura janë larguar nga banesat më 1 janar dhe nuk janë kthyer më. Mësohet se vajzat janë 16 vjeçe dhe kanë dalë nga shtëpitë e tyre rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Secila prej tyre u kanë thënë prindërve se do shkonin tek njëra-tjetra.   Ndërkohë, pas dreke prinderit i kanë marrë në telefon dhe te dyja i kan pasur të fikur. Sipas informacioneve të para vajzat kanë marrë me vete para dhe kartat e identitetit.

Efektivët kanë marrë të dhënat e tyre dhe kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e tyre, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë të dhënë lidhur me to. Nuk dihet nëse vajzat kanë arritur që të dalin nga Shqipëria, gjë që do të verifikohet me anë të sistemit TIMS.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular