BallinaSportNjë histori e bukur e Barcelonës me numrat 10/Këta janë liderët dhe...

Një histori e bukur e Barcelonës me numrat 10/Këta janë liderët dhe legjendat që mbajtën këtë numër

Historia e Barcelonës lidhet ngushtë edhe me numrin legjendar 10, të cilin ndër vite e kanë mbajtur emra të mëdhenj të futbollit botëror, që kanë fituar shumë trofe vendorë dhe ndërkombëtarë me klubin Blaugrana.

Barcelona është klubi i themeluar në vitin 1899 nga një grup zviceranësh, spanjollësh, anglezësh dhe futbollistët vendas katalanas të udhëhequr nga Joan Gamper.

Klubi është bërë një simbol i kulturës katalanase, prandaj moto e tyre e njohur është “Més que un club” apo “Më shumë se një klub”. Ndryshe nga shumë klube të tjera të futbollit, mbështetësit e kanë dhe drejtojnë Barcelonën.

Brenda vendit, Barcelona ka fituar një rekord prej 74 trofesh: 26 La Liga, 30 Copa del Rey, 13 Superkupa të Spanjës, 3 Copa Eva Duarte dhe 2 trofe të Copa de la Liga.

Në futbollin ndërkombëtar të klubeve, klubi ka fituar 20 tituj evropianë dhe botërorë: 5 tituj të Ligës së Kampionëve, 4 Kupa të Kupave të UEFA-s, 5 Superkupa të UEFA-s, si dhe 3 Kupa të Botës për Klube.

Barcelona është një nga skuadrat më të mbështetura në botë, dhe klubi gjatë gjithë historisë ka pasur në gjirin e saj emra të mëdhenj futbollistësh.

Lojtarët e Barcelonës kanë fituar një numër rekord të çmimeve të Topin e Artë (12), si dhe një numër rekord të çmimeve të Lojtarit të Vitit nga FIFA (7).

Megjithatë, kjo nuk është e tëra, pasi Barcelona ka një histori interesante të lidhur me numrin legjendar 10. Gjatë viteve ky numër është mbajtur nga emra të njohur futbollistësh, të cilët kanë fituar çdo trofe të mundshëm.

Gazeta AS ka sjellë një listë me emra të mëdhenj që kanë mbajtur këtë numër të fanellës së Barcelonës ndër vite:

Diego Armando Maradona – Legjenda argjentinase veshi fanellën me numër 10 për dy sezonet e tij me FC Barcelonën në vitet 1982-1984.

Trajneri aktual i Manchester Cityt Pep Guardiola ishte te Barça nga viti 1990 deri në vitin 2001 duke veshur fanellën me numrin ’10’ në sezonin 91/92.

Eusebio – Lojtari i Valladolidit kishte një numër të madh numrash të fanellave gjatë qëndrimit të tij në Barcelona (1988-1995). 10-shin e mbajti në sezonin 92/93.

Hristo Stoichkov – Legjenda bullgare kryesisht mbante numrin 8 në kohën e tij në klub, por e ndryshoi atë në 10 në sezonin 93/94.

Braziliani Romario veshi fanellën me nr.10 në të dy sezonet e tij te Barcelona, 93/94 dhe 94/95.

Rivaldo – Ylli kreativ brazilian veshi fanellën me nr.10 në të dy sezonet 200/01 dhe 2001/02, ndërsa ai kaloi pesë vjet në total me ekipin katalanas.

Roman Riquelme – Argjentinasi magjik luajti një kohë të shkurtër te Barcelona, por mbajti fanellën me numër 10 për një sezon (2002-03).

Ronaldinho – Lojtari brazilian ishte njëri nga lojtarët që mbajti më gjatë fanellën me numër 10 te Barça. Ronaldinho kishte këtë numër në pesë sezonet e tij në Barcelonë (2003-2008).

Messi bëri debutimin e tij në ekipin e parë në vitin 2004 dhe ka veshur fanellën me numër 10 me ekipin nga Camp Nou që nga sezoni 2008/09 deri në ditët e sotme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular