BallinaKronikeIsh-shoku i klasës së Përparim Ademit: Është nga Brraka, mblidhte shishe dhe...

Ish-shoku i klasës së Përparim Ademit: Është nga Brraka, mblidhte shishe dhe kanaçe me karrocë

Ish-shoku i klasës së Përparim Ademit, autorit të vrasjes së dy motrave, Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin, ka treguar se ai nuk ishte shqiptar nga Maqedonia e Veriut, por në fakt jetonte në Brrakë.

Mentor Sallaku tregon në “Shqipëria Live” se madje ai kishte një karrocë, ku mblidhte kanaçe dhe bidonë për të jetuar dhe se kishte filluar punë që i vogël.

“Ata kanë qenë familje e rregullt, Përparimi madje përdori dhe ato karrocat dhe mblidhte shihe, kanaçe, punonte që i vogël. Përparim Tela është nga Brraka”, ka thënë ai.

Me një shënim në facebook ndërkohë, ai sqaron se Ademi ka bërë shkollën 8-vjeçare në Brrakë.

Postimi:

Personi ne fjale ky ne foto u Tha qe eshte Perparim Ademi (Tela) Shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

KY ka pas banuar ne brrake ka bere shkollen 8 vjecare me mua dhe e Kam patur 8 vjet ne klase nga fillorja deri ne klase te 8 me mesuese Qefsere Karapicin.

I therrisnim ne ate kohe Pap Gabeli, se nga doli ky shqiptar i Maqedonise se Veriut nje zot e di, perderisa ka nderru dhe mbiemrin Ademi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular