BallinaAktualitetNuk i foli policit maqedonisht dhe thirret në polici, i riu kërkon...

Nuk i foli policit maqedonisht dhe thirret në polici, i riu kërkon ndihmë: Gjuhën shqipe e kam të shenjtë

Një video e shpërndarë ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe portalet maqedonase. Në video shihet një polic maqedonas që ka ndaluar një të ri shqiptar nga Haraçina e Shkupit shkruan Pa Censurë.

Derisa polici po i komunikonte disa rregulla në gjuhën maqedonase, i riu shqiptar i është përgjigjur se e kupton krejt çka po flet por nuk dëshiron të flas në gjuhën maqedonase.

Kjo video e shpërndarë ka bërë që i protagonisti i videos Lavdim Sinani sot të thirret në polici:

Ja postimi i tij: “Te dashur dashamirë para ca ditësh u shpernda një video ku une jam duke i thënë një policit se e dua gjuhën time amtare pa e ofenduar gjuhen tjetër.
Video është bërë nga dikush qe s’ka qenë me mua. Dje policia me ka ftuar në bisedë informative me të gjitha gjasa për të më bërë presion ! Une ftesës nuk ju kam përgjigjur sepse une jam i Haraçin?s kurse ato ftesen ma kan sjellur per te S.P Qendër..Ftoj të zgjedhurit e popullit që të merren me këtë problem sepse une gjuhën shqipe e kam të shenjtë!”

Nuk i foli policit maqedonisht dhe thirret në polici, i riu kërkon

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular