BallinaAktualitetQeveria jep 3000 metra tokë në Këlcyrë për varret e ushtarëve grekë!...

Qeveria jep 3000 metra tokë në Këlcyrë për varret e ushtarëve grekë! Vendimi, në zbatim të marrëveshjes me…

Qeveria ka vendosur të shpronësojë 2900 metra katrorë sipërfaqe pronë private në Këlcyrë për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore me forcat italiane në vitet 1940-1941.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke argumentuar se ky vendim është në zbatim të marrëveshjes së vitit 2017 me qeverinë greke për gjetjen e eshtrave të ushtarëve të rënë në Luftën Italo-Greke dhe ngritjen e vendprehjes së tyre.

“Vendim në vijim të vendimit nr. 742, datë 13.12.2017, të Këshillit të Ministrave, ‘Për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë Luftës Greko-Italiane të viteve 1940–1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr. 10256, datë 25.3.2010″, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit  të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas këtij vendimi, “bëhet shpronësimi, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë Luftës Greko-Italiane të viteve 1940–1941”, në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë Luftës GrekoItaliane të viteve 1940–1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr. 10256, datë 25.3.2010. Shpronësimi të bëhet në favor të Ministrisë së Mbrojtjes. Vlera e shpronësimit është 733 700 lekë të rinj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular