Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shembur një rrugë në Lezhë. Mësohet se është shembur rruga që lidh Njësinë Administrative të Ungrenjit me qytetin e Lezhës.
Raportohet se rruga është ndarë në dy pjesë, për shkak të rrëshqitjes së dherave. Për pasojë qarkullimi është ndërprerë, sepse rruga është bërë tërësisht e pakalueshme.
Lezha është një ndër zonat më problematike si pasojë e motit të keq. Zona me rrezik janë ato ku vijojnë rrëshqitjet e dheut si në Torovice, në lagjen Varosh të qytetit te Lezhës dhe në fshatrat Fan e Jezull të Mirditës ku janë evakuuar disa familje.