BallinaAktualitetMoti i keq/ Policia apel shoferëve: Tregoni kujdes!

Moti i keq/ Policia apel shoferëve: Tregoni kujdes!

Policia e Shtetit njofton se janë në gatishmëri të plotë, pas rëndimit të situatës në akset rrugore në vend si pasojë e motit të keq.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia apelon për të treguar kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.

Njoftimi i policisë

Në gatishmëri e prezent në të gjithë territorin.

Për shkak të situatës së krijuar si pasojë e motit të keq në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë vijojnë të jenë në gatishmëri.

Të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, forcat “Shqiponja”, FNSH-ja dhe inspektorët e Policisë në zona ndodhen në gatishmëri dhe prezent në të gjithë territorin për të menaxhuar dhe monitoruar lëvizjen e automjeteve në rrugët urbane e interurbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me qendrat e bashkive, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës dhe qytetarëve në nevojë, duke koordinuar dhe bashkëpunuar me emergjencat civile, prefekturat, pushtetin vendor dhe kryepleqtë e fshatrave.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të treguar kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve dhe në rast nevoje apo për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë telefononi në numrin 112 ose dërgoni imazhe në Komisariatin Dixhital.

Moti i keq/ Policia apel shoferëve: Tregoni kujdes!

Moti i keq/ Policia apel shoferëve: Tregoni kujdes!

Moti i keq/ Policia apel shoferëve: Tregoni kujdes!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular