BallinaAktualitetMeta në zonat e përmbytura: Qytetarët duan shërbime! Po vuajnë për ujë...

Meta në zonat e përmbytura: Qytetarët duan shërbime! Po vuajnë për ujë të pijshëm dhe ushqime

Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Njësinë Administrative Sukth, e cila është përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit.

Meta e ka cilësuar të papranueshëm faktin që familjet e izoluara prej ditësh tashmë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe të rezervave ushqimore.

“I papranueshëm është fakti se këto familje po vuajnë prej ditësh mungesën e ujit të pijshëm dhe rezervave ushqimore, për shkak se asnjë autoritet shtetëror nuk i ka paralajmëruar në kohë për të marrë masat e nevojshme.

Problematikë ka edhe në sigurimin e ushqimit për kafshët, duke vënë në rrezik dhjetëra krerë bagëti, burim i vetëm i të ardhurave të tyre”, shkruan Presidenti.

Kreu i Shtetit ka vijuar me tej, ku thotë se “Është e trishtë dhe e papranueshme për Shqipërinë e vitit 2021 kur dëgjon nga goja e kuksianëve të vendosur në Vadardhë, se janë të detyruar të shesin bagëtitë për të investuar privatisht në ngritjen e argjinaturave për t’u mbrojtur nga përmbytjet.

Fatura e përmbytjeve nuk duhet të rëndojë mbi qytetarët, të cilët kanë sot nevojë emergjente për shërbime dhe jo për propagandë.”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular