BallinaKronikeU bllokuan në det teksa bënin sërf, flet njëri prej vëllezërve: Balona...

U bllokuan në det teksa bënin sërf, flet njëri prej vëllezërve: Balona po më tërhiqte në drejtim të thellësisë

Më datë 3 janar të këtij viti, dy sërfistë arritën që të shpëtonin pasi mbetën në bregdetin e Semanit. Dy vëllezërit Ermal dhe Spartak Seliaj, të moshës 28 dhe 48 vjeç, po bënin serf kur patën probleme. Ermali ngeci 1 km larg bregut pasi iu ça balona, ndërkohë Spartaku hyri për ta ndihmuar që të dilte.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Spartaku tha se “era është motori i këtij sporti, e prandaj erën e 3 janarit menduan që ta shfrytëzonin”.

“Më 3 janar ishte hera e parë për këtë vit. Ishte një ditë me erë dhe u munduam që ta shfrytëzonim. Vëllai kishte hyrë në det, ndërkohë unë isha në bregdet. Një nga balonat e vëllait iu këput një fije, e aty nisi i gjithë kalvari. Unë futem në det për të marrë balonën. Në ato momente nuk e mendova gjatë, pasi ishte afër bregut, por era bëri që të shkonte më në brendësi të detit. Vëllai doli mirë, hymë pastaj me anë të një balone tjetër. Nuk mundëm që të shkonim të dy, se vëllai ishte i lodhur.

Unë hyra me anë të bordit dhe ndodh një avari tjetër. Dal sërish, rregulloj bordin dhe hy për herë të tretë, por ndërkohë balona sa shkonte në brendësi të detit. 200 metra para se të kapja balonën, aty më ikën bordi dhe si pasojë e erës nuk e marr dot”, rrëfen ai.

Por sërish Spartaku nuk ndalon, pasi shkon sërish drejt balonës. “Do kishte qenë mirë që të logjikoja pak më ftohtë. Pasi shkoj e kap balonën, filloj duke dalë. Aty ndodh një fenomen i zakonshëm. Era fikët si me çelës në momentin kur perëndon dielli dhe më bie balona. E aty nisi problematika dhe mendova se kisha guxuar më shumë seç duhej. Unë isha i lidhur me balonën që ra në det dhe po më tërhiqte në drejtim të thellësisë. E lë atë dhe marr balonën që kisha rikuperuar nga deti. Shpëtova balonën që i ra vëllait, e humba një tjetër”, tha Spartaku.

Ky i fundit tregoi se janë futur me skaf miqtë e tij për ta ndihmuar, duke rrezikuar edhe ata shumë.

“Ndërkohë vëllai dhe miqtë komunikonin edhe me policinë e Vlorës. Kjo ka qenë eksperienca më e vështirë”, përfundoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular